Flash

VIDEO/ Rama bën dirigjentin para krerëve të BE-së

Lapsi.al 13 December 2023
VIDEO/ Rama bën dirigjentin para krerëve të BE-së

Kryeministri Edi Rama nuk e humb asnjëherë rastin të bjerë në sy në takimet ndërkombëtare. Nuk zhygënjeu as në samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt të mërkurën në Bruksel.

“Orkestra BE-Ballkan”, ka shkruar kryeministri krahas një videoje në Instagram ku shihet përballë liderëve të unionit dhe të rajonit duke bërë rolin e dirigjuesit.

Në sy ra edhe një debat mes tij dhe kryeministrit grek Qiriakos Mitsotaqis që ka bllokuar hapjen e grup-kapitujve të parë për shkak të çështjes Beleri.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë deklaratës për shtyp u shpreh se unioni dëshiron hapjen sa më të shpejtë të kapitujve negociues me Shqipërinë por pa dhënë një datë të caktuar.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI