Flash

Sqarimi i pikëpyetjeve/ Sa mund ta shtyjë Berisha 'arrestin në shtëpi' dhe a rrezikon 'arrestin me burg'

Lapsi.al 12 December 2023
Sqarimi i pikëpyetjeve/ Sa mund ta shtyjë Berisha 'arrestin

Prokuroria iu drejtua me një shkresë Kuvendit të Shqipërisë për t’i hapur rrugë që ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha të merret masa e sigurisë "Arrest në shtëpi". Kjo erdhi pasi Sali Berisha nuk e njohu autoritetin e Gjykatës së Posaçme që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj para një oficeri të policisë gjyqësore apo një oficeri të BKH-së me pretendimin se nuk ishte zbatuar Kushtetuta.

Tani, sipas ligjit, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, e cila do të zhvillojë seancë ku do të dalë edhe vetë Berisha, ose avokatët e tij. Maksimumi që mund të shtyhet vendimi për "arrestin në shtëpi" është sa ç'e parashikon procedura. Sipas procedurës do të duhet të mbyllet brenda një afati 15-ditor dhe pas miratimit në seancën parlamentare të kërkesës, atëherë Gjykata do të shqyrtojë kërkesën për masën e re të sigurisë, atë të “arrestit në shtëpi”.

Në rastet kur  Berisha nuk e zbaton edhe këtë masë sigurie, automatikisht sipas procedurës, prokurorët mund të kërkojnë një masë tjetër sigurie, atë të "Arrestit me burg". Por Berisha deklaroi sot se do të zbatojë vendimin e Parlamentit dhe se ai ishte për zbatimin e Kushtetutës.

Prokurorët Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja thonë në kërkesë se janë të detyruar të kërkojnë këtë masë, pasi Berisha nuk e ka zbatuar masën e mëhershme, atë të detyrimit me “paraqitje”.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI