Flash

Gjyqi në Hagë, ndërron jetë avokati i Kadri Veselit

Lapsi.al 12 December 2023
Gjyqi në Hagë, ndërron jetë avokati i Kadri Veselit

Me kërkesë së mbrojtjes së Kadri Veselit, Gjykata Speciale ka vendosur që seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët t’i shtyjë deri më 15 janar 2024. Njoftimin e ka bërë vetë Gjykata Speciale, duke treguar se kjo kërkesë ka ardhur pas vdekjes së avokatit Andrew Strong që ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës.

Si rezultat janë anuluar seancat e kësaj jave dhe gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024. “Rasti Thaçi dhe të tjerët shtyhet për vitin e ardhshëm. Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong.

Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI