Flash

Kurti: Takimi me kancelarin Scholz, dëshmi e marrëdhënieve të forta

Lapsi.al 11 December 2023
Kurti: Takimi me kancelarin Scholz, dëshmi e marrëdhënieve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për vizitën e tij në Berlin dhe takimin me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se takimi me kancelarin Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet.

“Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Në vizitën e radhës zyrtare në Berlin, së bashku me ministrin Çeku dhe nënkryetaren e dytë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mrika Limani Myrtaj, pata nderin të marr pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së.

E në margjina të Kongresit, takimi me Kancelarin Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet.

Fuqizimi i bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat ishte fokus i bisedës dhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi si dhe me Kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil.

Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Nuk mund të mungonte dhe takimi me mërgatën, ku biseduam mbi një mori temash, i interesuar jo vetëm për t’i informuar me ecurinë e aktualitetin e vendit tonë, por edhe për të dëgjuar rreth jetës e përvojës së tyre, përshtypjeve e ideve të diasporës.

Të këshilluara

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt

Ndaj Granit Plavës, i cili akuzohet se e kreu vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, ka pasur një tentim për t...

16:02

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI