Flash

“Janë ofruar të ndajnë informacione për vrasjen”/ Vëllai i Liridona Ademajt: Shkoni në polici!

Lapsi.al 11 December 2023
“Janë ofruar të ndajnë informacione për

Vëllai i Liridona Ademajt, Leondard Ademaj ka shkruar së fundmi se shumë qytetarë i ofrohen me informacione për rastin e motrës së saj, që lidhen drejtpërdrejt me vrasjen.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se interesi i tij është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Leonardi thekson se pret drejtësi nga ana e gjykatës dhe se hetimet iua ka besuar pikërisht Policisë dhe Prokurorisë.

“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë. Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve.

Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës. Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, - shkruan ai në Facebook. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI