Flash

Detaje të reja/ Naim Murseli dhe Granit Plava e blenë armën disa orë para krimi

Lapsi.al 11 December 2023
Detaje të reja/ Naim Murseli dhe Granit Plava e blenë armën disa

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën paraburgimin për të dyshuarin e katërt në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Tomë Dodaj.

Në njoftim thuhet se Dodaj më 29 nëntor, rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, ia ka shitur armën Naim Murselit dhe Granit Plavës, e cila dyshohet se është përdorur për ta vrarë Liridonën.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M.”

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI