Flash

Minoritarët protestë për Belerin në Tiranë "Tirania nuk do të fitojë"

Lapsi.al 11 December 2023
Minoritarët protestë për Belerin në Tiranë

Një grup protestuesish për lirimin e Fredi Belerit kanë shpalosur një banderolë para gjykatës së posaçme në Tiranë, pas vendimit për të mos e lënë Fredi Belerin të betohet si kryetar bashkie i Himarës. "Himara e zgjodhi Fredi Belerin si kryebashkiak, tirania nuk do të fitojë" shkruhej në banderolë.

Mbështetësit e Belerit kanë ndjekur seancën e sotme në sallë bashkë me ambasadoren greke dhe kur trupi gjykues shpalli vendimin, salla nisi thirrjet "Turp turp turp".

Fredi Beleri është në burg prej 7 muajsh dhe nuk lejohet të betohet. Prokurorët e SPAK e kanë kundërshtuar kërkesën e tij për t'u betuar pasi thonë se një i pandehur në paraburgim mund të marrë leje vetëm për raste vdekjesh, dasmash apo për të dhënë një provim.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/12/video-minoritaret-ne-proteste-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI