Flash

Rikthehen reshjet e borës, probleme në rrugën e Arbrit

Lapsi.al 10 December 2023
Rikthehen reshjet e borës, probleme në rrugën e Arbrit

E diela e 10 dhjetorit riktheu reshjet e dëborës në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit. E bashkë me borën, shfaqen edhe problemet e para në qarkullimin e automjeteve në disa akse.

Reshje me intensitet ka patur edhe në bypass-in e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit. Prej pak minutash reshjet janë intensive ndërsa vazhdon të ketë probleme me qarkullimin e automjeteve tek baypass-i i Murrizit, pjese e rrugës se Arbrit.

Për mbajtjen hapur të qarkullimit janë vendosur në dispozicion 2 borëpastruese nga firma që ndërton rrugën e Arbrit.

Sakaq, reshjet kanë nisur edhe në Bulqizë e Dibër por as atje momentalisht nuk raportohet të ketë probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Policia Rrugore e Qarkut Dibër këshillon drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin e rrugës së Arbrit në drejtim të Tiranës apo anasjelltas të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të mbajnë me vete anti rrëshqitës, pasi nëse reshjet vazhdojnë me intensitet mund të ketë probleme në orët në vijim.

Të këshilluara

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt

Ndaj Granit Plavës, i cili akuzohet se e kreu vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, ka pasur një tentim për t...

16:02

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI