Flash

Hyjnë në grevë të burgosurit shqiptarë në Korfuz

Lapsi.al 9 December 2023
Hyjnë në grevë të burgosurit shqiptarë në Korfuz

Të dënuarit në burgun e Korfuzit në Greqi prej një jave ndodhen në grevë urie.

Mes 100 të burgosurve, 60% prej tyre janë shqiptarë, të cilët në një intervistë për News24 nga qelia Korfuzit ankohen për kushtet e këqija që përballen, ndërsa pretendojnë se nuk u jepen lejet dhe lirimet me kusht edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që nevojiten.

Ata shprehen se do të vijojnë grevën deri sa zëri i tyre të dëgjohet dhe pretendojnë që avokatin e tyre e kanë arrestuar dhe futur në psikiatri.

Sipas tyre po diskriminohen sepse janë shqiptare.

Të burgosurit shqiptare i bëjnë apel edhe shtetit shqiptar që të interesohen pranë autoriteteve greke që kërkesat e tyre të plotësohen siç e parashikon ligjin.

“Po të marr nga burgu i Korfuzit, jemi këtu e një javë në grevë urie për ligjet që nuk na i zbatojnë dhe të drejtat e lirimit, e para. Lejen e plotësojmë dhe nuk na e japin.

Vonesat na i bëjnë në ekstrem, dënimet në maksimum padrejtësisht. Sidomos ne të huajve na sillen çnjerëzore fare. Grekëve lejen ua japin direkt. Ministri i Drejtësisë të bëjë lëvizje. Nuk i çojnë letrat tona", deklarojnë ata.

Të këshilluara

Digjet një makinë në Fier

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flaket pak minuta më parë në aksin ‘Fier- Fermë-Çlirim’, teksa fatmirësisht pasagjeri nuk ka pësuar lëndime. Në v...

15:08

Patos, arrestohet shitësi i kokainës

Një 33 vjeçar është arrestuar pasi shiste doza të lëndës narkotike kokainë në qytetin e Patosit. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e 33 vje...

14:40

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI