Flash

Rama personalizon reformën në drejtësi: Ndërkombëtarët e marrin si shembull

Lapsi.al 8 December 2023
Rama personalizon reformën në drejtësi:

Reformën në drejtësi Edi Rama thotë se e ka bërë Partia Socialiste dhe jo aleatët strategjikë ndërkombëtar. Rama shkoi edhe më tej. Në delir tha se reformën që bëri PS-ja në Shqipëri ndërkombëtarët ia marrin si shembull vendeve të tjera të Ballkanit.

“Le të hidhet përpjetë kush të dojë, por reformë në drejtësi pa PS nuk ka anglo-amerikan apo europerëndimor që bënte dot në Shqipëri. Nuk erdhën në Shqipëri në 2013, këtu ishin që kur Shqipëria u çlirua nga ferri i diktaturës… nëse reforma do të ishte produkt eksporti i detyrueshëm për vendet që duan të futen në BE, atëherë BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar edhe në vende të tjera në Ballkan.

Ndërkohë që atyre vendeve u tregojnë Shqipërinë dhe u thonë merrni shembull sesi bëhet pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Ndaj ata që thonë të kundërtën e bëjnë nga pozitat e kundërshtarët e PS.

"Nuk e solli koha këtë transformim, por PS, dhe PS e solli populli shqiptar në vitin 2013 dhe jo Amerika”, tha Rama. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI