Flash

SPAK lëshon 15 urdhër-arreste, pranga drejtorit të Veliajt në bashki

Lapsi.al 8 December 2023
SPAK lëshon 15 urdhër-arreste, pranga drejtorit të Veliajt

SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për aferën e inceneratorëve mbrëmjen e kësaj të premteje. LAPSI.al mëson se janë gjithsej 15 urdhra të tillë të cilët janë duke u zbatuar nga policia e Tiranës. Burime të lapsi.al thanë se një prej të arrestuarve është edhe Taulant Tusha, drejtor i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës dhe që ka qenë një nga më të përfolurit në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Sipas të njëjtave burime, edhe të ndaluarit e tjerë janë zyrtarë të bashkisë. Emrat dhe detajet pritet të zyrtarizohen në vazhdim. Në dosjen e SPAK, Taulant Tusha është përmendur për kontaktet që ai ka mbajtur me Klodian Zoton.

Sipas dosjes “Më datë 17:5:2018 në orën 16:30 shtetësja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha me titull “landfill” dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto më datë 21:05:2018 ora 10.12. Bashkalidhur është një dokument tabelor me emërtimin “Plani i financimit të landfillit të Sharrës”. ©Lapsi.al

Lajm në përditësim...

Të këshilluara

Arrestohet në Kosovë, Gëzim Çela

Arrestohet në Kosovë baroni i drogës, Gëzim Çela. Ai ishte i shpallur në kërkim dhe akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryera në...

19:05

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI