Flash

Erdogan dhe Mitsotakis i kthejnë shpinën konflikteve

Lapsi.al 8 December 2023
Erdogan dhe Mitsotakis i kthejnë shpinën konflikteve
Kryeministri grek Kyriakos Micotakis dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nënshkruan në takimin e tyre në kryeqytetin e Greqisë Athinë një deklaratë miqësie. Presidenti turk Erdogan tha se bisedimet kishin qenë shumë të frytshme. Ai e ftoi Mitsotakis për një vizitë në Turqi. Në të ardhmen pritet të rritet bashkëpunimi në fusha të tilla si turizmi, tregtia, energjia, por edhe lidhur me migrimin, teknologjinë dhe arsimin. Paralelisht me bisedimet mes Micotakis dhe Erdoganit për këto fusha ranë dakord ministrat e të dyja vendet, të cilët zhvilluan në Athinë bisedime pune në kuadër të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit. Erdogani takoi gjithashtu presidenten greke, Katerina Sakellaropulu. Në komentet e dhëna për televizionet ai tha se beson se "takimi për bashkëpunimin strategjik Turqi-Greqi do të çojë në një epokë të re" në marrëdhëniet, duke shtuar se "ne duhet të jemi optimistë dhe ky optimizëm do të jetë i frytshëm në të ardhmen." Dyfishimi i tregtisë Ndër të tjera dy vendet anëtare të NATO-s, Greqia dhe Turqia, ranë dakord që në pesë vitet e ardhshme të dyfishojnë vëllimin tregtar mes tyre në 10 miliardë dollarë. Po ashtu në sektorin e turizmit qytetarët turq mund të marrin lehtësisht në të ardhmen viza njëjavore për të pushuar në dhjetë ishuj grekë pranë bregdetit turk. Për këtë marrëveshje Athina kishte marrë më parë miratimin nga BE-ja. Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit u takua për herë të fundit në vitin 2016 - që atëherë marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje ishin përkeqësuar dukshëm. Në të ardhmen parashikohet që takimi i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit mes të dy vendeve të zhvillohet çdo vit. Greqia dhe Turqia vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje të mëdha ndër të tjera lidhur me disa çështje drejtash sovraniteti në detin Egje dhe të drejtën për të nxjerrë dhe shfrytëzuar burime të ndryshme, si p.sh. gaz natyror nën shtratin e detit. Erdogani: Të gjitha problemet mund të zgjidhen Micotakis tha se shpreson se edhe këto çështje mund të tejkalohen. Këtë e mbështeti edhe Presidenti Erdogan, i cili theksoi: "E them hapur, nuk ka asnjë problem mes nesh që nuk mund ta zgjidhim”. "Ne duam ta kthejmë Egjeun në një det paqeje. Përmes hapave të përbashkët që do të bëjmë si Turqi dhe Greqi, duam të jemi shembull për botën”, shtoi Erdogani. Greqia dhe Turqia janë prej kohësh rivalë në rajon, por pasi Greqia dërgoi në Turqi trupa shpëtimi dhe ndihma pas tërmetit në muajin shkurt, prej të cilit gjetën vdekjen paktën 50,000 vetë, lidhjet janë bërë më të ngushta. Po ashtu vizita e Erdoganit në Turqi konsiderohet si pjesë e përpjekjeve të tij për të rivendosur marrëdhëniet shpesh të vështira me aleatët perëndimorë.

DW

Të këshilluara

Tre shpjegimet/ Pse e vranë Liridona Ademajn

Asnjëherë më parë tre burra nuk janë vënë në pranga për organizimin e vrasjes së një gruaje në këmbim të pagesës si në rastin e Liridona Ademajt, nënë e dy fëmi...

01:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI