Flash

Vrasja e Elton Javorit në Fier: Viktima uli xhamin e makinës dhe u qëllua me dy plumba

Lapsi.al 7 December 2023
Vrasja e Elton Javorit në Fier: Viktima uli xhamin e makinës dhe u

Fieri është tronditur nga një vrasje me armë zjarri. Ka qenë 35-vjeçari Agim Gashi që ka qëlluar për vdekje 41-vjeçarin Elton Javori.

Grupi hetimor i ngritur për vrasjen në Fier, po heton një sherr të ndodhur pak ditë më parë mes viktimës Elton Javori dhe autorit të dyshuar Agim Gashi.

Gjatë këtij konflikti të mëparshëm ka pasur ofendime mes palëve. Autori i dyshuar, e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij.

Sapo ai është nisur me automjetin tip Porsche, autori i dyshuar Agim Gashi, i cili lëvizte me një automjet tip Benz “e Class” e ka ndjekur dhe i ka dalë paralel.

Në këtë moment viktima ka ulur xhamin e makinës dhe dyshohet të jetë qëlluar dy herë me pistoletë.

Autori ka ikur me shpejtësi duke u kthyer djathtas në rrugën “Llukan Toska”, ndërsa viktima ka ecur për disa metra dhe më pas është ndaluar dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI