Flash

FOTO/ Incident në Athinë në prani të ish-ministrit të jashtëm shqiptar

Lapsi.al 7 December 2023
FOTO/ Incident në Athinë në prani të ish-ministrit të

Një incident ndodhi gjatë një aktiviteti në Universitetin Panteion në Athinë ku i pranishëm ishte edhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Një grup personash anarkistë ka hyrë brenda sallës ku po mbahej takimi dhe kanë protestuar dhe kanë hedhur parulla dhe kanë shpalosur disa pankarta.

Sipas asaj që raporton gazeta “Protothema” ngjarja ka ndodhur gjatë prezantimit të librit të përbashkët të ish-ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati, “Reflektim për të ardhmen e Evropës Juglindore. 11 ministra të jashtëm analizojnë dhe propozojnë”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ish-zëvendëskryeministri i Kroacisë, V. Pusiç. “Natyrisht, tensioni mbizotëroi dhe diskutimi i moderuar nga profesoresha Marilena Koppa u ndërpre” – shkruan gazeta greke. ©LAPSI.al

6051298

6051281

6051269

6051270

Jashtëm

Jashtëm

Jashtëm

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI