Flash

Po vjen TV Policia, një media më shumë për propagandën e qeverisë

Lapsi.al 5 December 2023
Po vjen TV Policia, një media më shumë për propagandën

Në vitin e dhjetë të pushtetit, Rilindja konstaton ende mangësi me sektorin e propagandës. Duket se nuk i mjaftojnë mediat kryesore të kapura nga qeveria dhe as ERTV-ja e kryeministrit.

Vitin tjetër do të shpenzohen para publike për krijimin e Tv Policia. Taulant Ballës i duhet një frëngji tjetër për të trumbetuar arritjet e Policisë së Shtetit, e cila me zbardhjen e bisedave të enkriptuara në aplikacionet “Sky” dhe “Encro Chat”, në masë të madhe të saj del e lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar.

Lapsi.al ka parë një dokument konfidencial të Ministrisë së Brendshme, që argumenton nevojën për hapjen e Televizionit Policia.

“Nisur nga dinamika e ngjarjeve dhe zhvillimeve në Policinë e Shtetit, si dhe për përmbushjen e pritshmërive të publikut e objektivave të Policisë, është e domosdoshme riorganizimi dhe shtimi i personelit në Sektorin e Komunikimit me Median dhe Publikun, dukë e shndërruar këtë sektor në një redaksi të mirëfilltë ku të funksionojë si “Policia TV”, thuhet në dokumentin që ka parë Lapsi.al

TV Policia, sipas po të njëjtit dokument, thuhet se do të ketë 9 punonjës ndërsa drejtuesi i televizionit duhet të mbajë gradën “Drejtues”.

Nuk është e qartë ende se sa do të jetë kosto shtesë në buxhet për këtë media të re që do të propagandojë arritjet e Policisë së Shtetit. Paratë janë parashikuar në buxhetin e vitit 2024. Në kushtet ku ndodhet sot Policia e Shtetit, gjëja e fundit që s'do t'i duhej është një televizion për pak propagandë më shumë.

 ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tre shpjegimet/ Pse e vranë Liridona Ademajn

Asnjëherë më parë tre burra nuk janë vënë në pranga për organizimin e vrasjes së një gruaje në këmbim të pagesës si në rastin e Liridona Ademajt, nënë e dy fëmi...

01:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI