Flash

Zbardhet dëshmia e Naim Murselit: Kam qenë në rrezik, nuk ika nga vendngjarja

Lapsi.al 3 December 2023
Zbardhet dëshmia e Naim Murselit: Kam qenë në rrezik, nuk ika nga

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, lidhur me dyshimet për vrasjen e Liridona Ademaj.

Nga vendimi i gjykatës mësohet se Naim Murseli dyshohet për bashkëkryerjen e vrasjes, Granit Plava për vrasje të rëndë kurse Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer vrasjen.

Lexo më tej: Avokatët e Naim Murselit mohojnë përfshirjen e tij në vrasjen e Liridona Ademajt 

Në dëshminë e tij në gjykatë, Murseli ka shprehur se nuk ishte larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa pretendon se i ishte rrezikuar jeta.

“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, thuhet se ka thënë i dyshuari sipas vendimit të gjykatës.

Avokati Ahmet Ahmeti ka thënë se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje.

“I mbrojturi im nuk është fare i involvuar në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsyje të përsëris veprën penale se nuk e ka bë”, ka thënë avokati Ahmeti.

Avokati kishte kërkuar nga gjykata që kërkesën për caktimin e paraburgimit të mos e aprovojë, apo të caktojë një masë alternative. Vendimi për caktimin e paraburgimit është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti.

Të këshilluara

A mund ta falimentojë Elon Musk X-in?

Sulmi profan i Elon Musk ndaj reklamuesve që bojkotojnë X-in, i njohur më parë si rrjeti social Twitter, ka habitur ekspertët. Nëse reklamuesit vazhdojnë të lar...

00:07

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI