Flash

Pranohet kërkesa e familjes, Liridona Ademaj rivarroset nesër në vendlindjen e saj

Lapsi.al 3 December 2023
Pranohet kërkesa e familjes, Liridona Ademaj rivarroset nesër në

Prokuroria e Prishtinës ka pranuar kërkesën e familjes Ademaj, për zhvarrosjen e trupit të Liridona Ademajt dhe rivarrimin e saj në fshatin Rracaj të Komunës së Gjakovës. Famijlarët e Liridonës kërkuan zhvarrosjen e trupit, pasi u zbardh e vërteta se vajza e tyre nuk ishte vrarë në një grabitje, por për eleminimin e saj vrasësi ishte pajtuar nga bashkëshorti Naim Murseli.

“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftimin e familjes së Liridonës.

Familjarët e të ndjerës sot i kishin dorëzuar një kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës pranë fshatit Rracaj.

“E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, shkruhej në kërkesën e familjarëve të Liridonës. /LAPSI.al

Të këshilluara

A mund ta falimentojë Elon Musk X-in?

Sulmi profan i Elon Musk ndaj reklamuesve që bojkotojnë X-in, i njohur më parë si rrjeti social Twitter, ka habitur ekspertët. Nëse reklamuesit vazhdojnë të lar...

00:07

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI