Flash

FOTO/ Lule në lokalin suedez ku punonte Liridona, homazhe edhe një deputet

Lapsi.al 3 December 2023
FOTO/ Lule në lokalin suedez ku punonte Liridona, homazhe edhe një

Deputeti suedez Magnus Jakobsson ka vizituar lokalin “Lejas Café” ku punonte Liridona Ademaj në Suedi. Këtë të diel lokali u mbyll për klientët dhe hapi dyert vetëm për homazhe për punëtoren e tyre me qëllim shprehjen e ngushëllimeve. Drejtuesit e lokalit u shprehën se e reja kosovare ishte një person i mrekullueshëm. Në nderim të saj u ndezën qirinj dhe u vendosën lule.

Me anë të një postimi në “X”, deputeti Jakobsson shkruan se Liridonën do ta kujtojnë me ngrohtësi pasi ajo ishte një person që vlerësohej nga të gjithë.

“Sot kemi vizituar memorialin e Liridonës në Lejas Café. Shumë erdhën dhe lanë lule dhe ndezën qirinj. Një moment i denjë përkujtimi. Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi. Ajo ishte një person i mrekullueshëm që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. U prehsh ne paqe!”, - u shpreh ai.

https://twitter.com/magnusjacobsson/status/1731350401188757524?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1731350401188757524%7Ctwgr%5E56cf8eca86e7654856c5d1613c38f34b2a1661e7%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fndizen-qirinj-te-vendi-i-punes-se-liridones-deputeti-suedez-poston-fotografi-dhe-fjale-prekese%2F

Vendi i saj i punës përmes një postimi në Facebook u shpreh se Lili (siç e kanë quajtur atë) ishte një person shumë i dashur dhe se mirëpriste mysafirët e sigurohej që ata t’i dilnin të kënaqur nga kafeneja.

“Me trishtim të madh dhe zemra të rënduara duhet të njoftojmë sot se një person kaq i mrekullueshëm duhej të largohej shumë herët nga kjo botë. Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne.

Ajo gjithmonë jepte 100 përqindëshin e saj në vendin e punës dhe ishte vërtetë e hareshme me një buzëqeshje që ua ngjitke shpejt edhe kolegëve edhe klientëve. Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë” - shkruan lokali ku punonte Liridona. ©LAPSI.al

Image

Image

Image

Image

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI