Flash

Vrasja e Liridonës/ Arrestohet personi i tretë, anëtar i FSK-së (FOTO)

Lapsi.al 1 December 2023
Vrasja e Liridonës/ Arrestohet personi i tretë, anëtar i

Vrasja e Liridona Murselit, të mërkurën mbrëma, tronditi Prishtinën. Policia e Kosovës ka krye hetime intensive duke arrestuar këtë të premte Naim Murselin, bashkëshortin e Liridonës, si dhe Granit Plavën, një person nga i njëjti fshat me Granitin.

Këta të dy thuhet se kanë bashkëpunuar për vrasjen e 33-vjeçares. Policia e Kosovës njoftoi pak minuta më parë se është arrestuar edhe një person i tretë i përfshirë në këtë ngjarje.

Bëhet fjalë për Kushtrim Kokallën, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovë. Ai është vëlla i njërit prej policëve të Njësisë Speciale të Policisë së Gjakovës dhe nip i Naimit. Së bashku kanë disa fotografi në rrjete sociale.

Mbrëmjen e 29 nëntorit rreth orës 20:20 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen "Dalip Alshiqi" në Prishtinë. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, është gjetur e pajetë Liridona Murselin e cila ishte ekzekutuar me armë zjarri në makinën ku ishte edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli së bashku me 2 fëmijët e tyre.

Dyshimet e para kanë qenë për një grabitje, pasi edhe Naim Murseli në dëshminë e dhënë deklaroi se 2 persona të maskuar u kishin kërkuar paratë dhe në largim e sipër kishin qëlluar me armë zjarri gruan e tij, Liridona Murselin e cila mbeti e vdekur në vend.

E gjitha rezultoi të ishte një inskenim nga Naim Murseli/LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI