Flash

Del VIDEO/ Makina përplas policin në Durrës kur po kalonte vijat e bardha

Lapsi.al 1 December 2023
Del VIDEO/ Makina përplas policin në Durrës kur po kalonte vijat

Një efektiv i policisë së Durrësit u përplas nga një mjet kur po kalonte në vijat e bardha para godinës së Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Mariglen Allka 20 vjeç u godit nga një automjet që po ecte me shpejtësi të lartë.

Siç duket edhe një video të marrë nga kamerat e sigurisë dhe të siguruar nga lapsi.al efektivi i policisë ka qenë në mes të vijave të bardha kur është flakur tek nga automjeti që drejtohej nga një 30-vjeçar i identifikuar si Antonio Frroku. Aksidenti ndodhi në rreth orës 18:35 të së enjtes në lagjen nr.8, orar kur rrugët janë të tejmbushura në qytetin bregdetar. Policia u shpreh se Frroku po lëvizte me makinë në gjendje të dehur në momentin kur ka përplasur efektivin.

Efektivi e shikon që disa metra larg makinën që po vinte me shpejtësi dhe përpiqet të largohet por ajo e përplas duke e spostuar disa metra në ajër. Efektivi i policisë është nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Durrësit ndërsa shoferi i dehur është dërguar në Komisariatin e Durrësit për veprimet e mëtejshme hetimore. ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Video-2023-12-01-at-21.17.27.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI