Flash

DASH nxjerr raportin për terrorizmin: Problem korrupsioni dhe radikalizimi i të rinjve

Lapsi.al 1 December 2023
DASH nxjerr raportin për terrorizmin: Problem korrupsioni dhe radikalizimi

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) publikoi raportin vjetor mbi terrorizmin në botë për vitin 2022. Mes vendeve të marra në analizë është edhe Shqipëria. Për vendin tonë thuhet se vijoi mbështetjen e saj të fortë për përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit duke riatdhesuar 13 shtetas të saj nga kampi i personave të zhvendosur al-Hol në Siri dhe duke u angazhuar në procesin e riintegrimit dhe rehabilitimit të tyre gjatë gjithë vitit.

DASH thotë se Shqipëria ka miratuar një strategji kombëtare kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm deri në vitin 2025. Departamenti Amerikan i Shtetit vëren se kërcënimi i terrorizmit në Shqipëri konsiston në përpjekjet e organizatave të huaja terroriste për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë drejt dhunës. Gjatë vitit 2022 nuk ka pasur incidente terroriste të raportuara në Shqipëri.

“Në dhjetor, Gjykata Speciale për Krimin e Organizuar dhe Korrupsion dënoi një shtetas iranian me 15 vjet burg për përgatitjen e akteve terroriste. Më 28 maj, Shqipëria riatdhesoi me sukses 13 shtetas nga kampet e personave të zhvendosur në Siri. Ky ishte riatdhesimi i dytë në një periudhë 12-mujore të kryer nga autoritetet shqiptare, për gjithsej 38 gra dhe fëmijë të riatdhesuar” – thotë raporti që vëren edhe mangësitë e Shqipërisë.

“Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit” – thuhet ndër të tjera në raport. Një tjetër problem është pastrimi i parave duke nënvizuar se Shqipëria mbeti në “listën gri” të Moneyval. 

Departamenti i Shtetit mbikëqyri zbatimin e një granti të gjashtë për Komunitetin Mysliman Shqiptar, i cili përfshinte angazhimin e klerit me të rinjtë, prindërit e tyre dhe udhëheqësit qytetarë, për t'i larguar të rinjtë nga radikalizimi drejt dhunës, si dhe informimin e tyre për parimet demokratike, të drejtat e njeriut, angazhimin qytetar dhe tolerancën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI