Flash

Papa Francesku anulon udhëtimin në Dubai/ Mjeku: Ka probleme me mushkëritë

Lapsi.al 28 November 2023
Papa Francesku anulon udhëtimin në Dubai/ Mjeku: Ka probleme me

Papa Françesku ka anuluar udhëtimin e tij në Dubai për konferencën e OKB-së, për shkak të kushteve atmosferike atjë, të cilat nuk ndikojnë pozitivisht në shëndetin e tij. Mediat italiane citojnë një deklaratë nga Vatikani i cili është shprehur se vizita është anuluar me urdhër të mjekut te Papës, i cili vuan nga gripi dhe inflamacioni i mushkërive.

Françesku, i cili mbush 87 vjeç muajin e ardhshëm, zbuloi të dielën e 26 nëntorit, se kishte inflamacion të mushkërive, por tha në atë kohë se ai ende kishte në plan të shkonte në Dubai, ku do të bëhej Papa i parë që do të fliste në një konferencë të OKB-së për klimën. Kujdesi për mjedisin ka qenë një prioritet për Françeskun dhe presidentët dhe patriarkët kanë mirëpritur udhëheqjen e tij morale për këtë çështje.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni tha se Françesku po përmirësohej nga gripi dhe inflamacioni i rrugëve të tij të frymëmarrjes.  “Mjekët i kanë kërkuar Papës që të mos planifikojë udhëtimin për në Dubai për ditët në vijim. Papa Françesku e pranoi kërkesën e mjekëve me keqardhje të madhe dhe për këtë arsye udhëtimi anulohet”, - shtoi ai.

Françeskut iu hoq një pjesë e një mushkërie kur ishte i ri dhe dukej gjithnjë e më i prirur ndaj problemeve të frymëmarrjes. Ai gjithashtu ka pasur probleme me lëvizjen nga tendosja e ligamenteve të gjurit që i kanë kërkuar të përdorë një bastun ose karrige me rrota. Në prill, Papa kaloi tre ditë në spitalin Gemelli të Romës për atë që Vatikani tha se ishte bronkit pasi kishte probleme me frymëmarrjen. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI