Flash

Shqipëria po armatoset, Rama: 2% e buxhetit do të shkojë për Mbrojtjen

Lapsi.al 27 November 2023
Shqipëria po armatoset, Rama: 2% e buxhetit do të shkojë për

Kryeministri Edi Rama nga Vlora u shpreh se vendi ka pasur këtë vit një stabilitet dhe fuqizim të ekonomisë më shumë se çdo vit tjetër. Rama tha ndryshe nga vitet e tjera, pensionistët do të nisin të marrin bonusin e festave duke nisur që pas disa ditëve.

“Brenda vitit 2023, ne duhet të arrijmë në 20 milionë turistë dhe në mos më tepër. Ama për të arritur, na duhet të bëjmë shumë më tepër në të gjithë kompnentët e zinxhirit të turizmit. Një tjetër shifër shumë domethënëse për pasqyrën aktuale të ekonomisë së vendit, është borxhi publik. Kemi një ulje në rreth 60%, rreth 15 pikë më shumë. Rritja e investimeve nga njëra anë dhe ulja e borxhit nga ana tjetër, janë një situatë shumë kuptimplotë për ekonominë e vendit.

Kemi pasur rritje çmimesh, por kemi pasur inflacionin më të ulët në rajonin tonë. Inflacioni tanimë është futur në një rrugë progresive uljeje. kemi rritur pagën minimale në 400 mijë lekë të vjetra, por për shkak të monedhës së fortë, e kemi 400 euro pagën minimale. Njësimi i lekut me euron e ka rritur edhe në këtë drejtim pagën.

Kjo do të bëjë që paga mesatare në mesin e vitit të ardhshëm të jetë 900 euro, në sektorin publik. Qoftë për pagat dhe pensionet, pse kemi krijuar më shumë mundësi përmes fuqizimit të ekonomisë do kemi 650 mln euro të dedikuara në buxhetin e 2024. Thonë se PS nuk është e majtë, por kjo rrëzohet duke parë se çfarë përqindje zë në të gjithë buxhetin mbrojtja sociale. 33% e të gjithës shkon për kujdes social. Që nga pensionistët, që përveç rritjes së pensioneve përmes riindeksimit të vazhdueshëm, është i përcaktuar edhe bonusi, që do ta japim përsëri tani në prag të festave, por ndryshe nga vitet e tjera, për shkak se kemi një situatë financiare më të mirë, do fillojmë ta japim menjëherë. Brenda disa ditësh do fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve, siç u bë edhe vitin e kaluar.

Ndërkohë për herë të parë 2% e buxhetit do të shkojë për Mbrojtjen”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI