Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

"Beleri", Gjermania kundër Athinës: Mos pengoni integrimin e Shqipërisë në BE

Lapsi.al 27 November 2023
"Beleri", Gjermania kundër Athinës: Mos pengoni integrimin e

Gjermania i ka dërguar një mesazh të qartë Greqisë: çështja e Belerit nuk do të bëhet pengesë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Pas komenteve të kancelarit gjerman nga Berlini, i cili u shpreh se anëtarësimi nuk duhet të ndërpritet për shkak të mosmarrëveshjeve me Greqinë, gazeta greke “TA NEA” vendosi të marrë një përgjigje më të plotë nga ministria e jashtme gjermane:

“Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri , aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri. Përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit, përfshirë edhe “acquis”-në e BE-së”. Është e rëndësishme që kjo të jetë gjithashtu pikë referimi për të gjitha shtetet anëtare në vendimet e tyre për hapat individualë në procesin e anëtarësimit. “Bilateralizimi” në procesin e anëtarësimit nuk është i pranueshëm”.

Në artikullin e gjatë të publikuar nga “TA NEA” thuhet se qëllimi kryesor i qeverisë gjermane është të parandalojë ndërprerjen e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, për shkak të konflikteve me një vend tashmë anëtar të BE-së. Me 14 Nëntor Kancelari i Gjermanisë, Olaf Schloz zhvilloi një takim në Berlin me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis, të cilit i shprehu qëndrimin që procesi i integrimit të vendeve të rajonit nuk duhet të bllokohet për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe. Qëndrimi i Athinës zyrtare vjen pas kërkesave të eksponentëve të lartë të qeverisë greke drejtuar asaj shqiptare për lirimin e Fredi Belerit apo për betimin e tij për të marrë detyrën e kryebashkiakut. Por Tirana zyrtare thotë se Beleri është çështje e drejtësisë shqiptare.

Të këshilluara

Aksident në Fier, përplasen 4 makina

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një prej kryqëzimeve të unazës “Lukan Toska” në Fier. Raportohet se 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën...

19:47

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI