Flash

Investigimi i “The Guardian”: Mbreti Charles ka përfituar nga pronat e të vdekurve

Lapsi.al 26 November 2023
Investigimi i “The Guardian”: Mbreti Charles ka përfituar nga

Një investigim nga gazeta britanike “The Guardian” akuzon Mbretin Charles III se ka përfituar nga vdekja e mijëra njerëzve në dukatin e Lancasterit, në veriperëndim të Anglisë. Asetet e tyre përdoreshin fshehurazi për të forcuar një perandori pasurish të paluajtshme dhe tregtare të trashëgimisë së tij. E gjithë kjo rrjedh nga një zakon i lashtë i bazuar në një rregull mesjetar ende në fuqi, të quajtur "bona vacantia".

Sipas këtij rregulli, të ardhurat e sovranit përfshijnë edhe pasuritë e atyre që vdesin në Dukat pa lënë testament ose në rast se nuk kanë trashëgimtarë. Dukati i Lancasterit është një hapësirë e madhe toke dhe pronash që gjeneron fitime të mëdha për mbretin Charles III. Ai llogaritet të ketë mbledhur kështu dhjetëra miliona paund në vitet e fundit për shkak të një sistemi të vjetëruar që daton që nga kohërat feudale.

Asetet financiare të njohura si “bona vacantia”, në pronësi të njerëzve që kanë vdekur pa trashëgimtarë ose të afërm të njohur mblidhen nga dukati. Gjatë 10 viteve të fundit thuhet se ai ka mbledhur mbi 60 milionë £. Prej kohësh është kërkuar që të ardhurat e “bona vacantia” të dhurohen për bamirësi, por sërish ato përdoren kryesisht për rinovimin e pasurive të paluajtshme të ndërtesave që i përkasin mbretit. Në disa raste këto prona jepen me qira dhe gjenerojnë të ardhura edhe më të mëdha sidomos pasi janë restauruar.

“The Guardian” e ka konfirmuar shkrimin edhe përmes aprovimit nga burime të brendshme. Ata pranuan se në Dukat këto para konsideroheshin të ngjashme me "paratë e lira" për t'u përdorur "fshehurazi". Vetë Buckingham Palace nuk pranoi të komentojë shkrimin. Një zëdhënës i Dukatit të Lancaster tregoi se, pas vdekjes së nënës së tij, mbreti miratoi vazhdimin e një politike të përdorimit të atyre parave për "restaurimin dhe riparimin e ndërtesave me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre për brezat e ardhshëm". Vetë Charles mori 26 milionë funte nga Dukati.

Deri në mbretërimin e George III, me të ardhurat e Dukatit të Lancasterit dhe me pronat e Pasurisë së Kurorës, mbreti duhej të paguante të gjitha shpenzimet e shtetit, përfshirë ato të luftërave. Më pas, në vitin 1760 u vendos që të ardhurat nga zotërimet mbretërore të kalonin në duart e qeverisë, e cila në këmbim do t'i garantonin kurorës një "pagë" vjetore. Me kalimin e viteve, sistemi ka pësuar disa ndryshime. Për shembull, Charles pranoi të ulë një pjesë të të ardhurave nga pronat mbretërore që merr nga Thesari nga 20 në 15%, gjest që rrezikon të mbulohet nga këto akuza të fundit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI