Flash

Arrestohet përdhunuesi, grabitësi e ngacmuesi serial i vajzave në Tiranë

Lapsi.al 26 November 2023
Arrestohet përdhunuesi, grabitësi e ngacmuesi serial i vajzave në

27-vjeçari Marash Gjoklaj, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai sot është arrestuar për ngacmim seksual të një vajze në Tiranë, ndërkohë që më parë është dënuar me 4 vite burg për përdhunim, por ka arritur të fitojë lirinë me kusht. Këtë të fundit, duket se i riu e përfitoi për të kryer sërish vepra penale.

Përpos ngacmimit të 19-vjeçares mbrëmë në ambientet e punës së saj, blutë njoftojnë se ai ka kanosur me mjet prerës dhe një vajzë tjetër po ditën e djeshme te “Rruga e Dibrës”.

Siç raporton Klan News, 6 vite më parë, në Dhjetor të 2017-ës, Gjoklaj ka tentuar të grabisë dhe një grua në Babrru. Tentativ dështoi, pasi ai përfundoi i marrë peng në bodrumin e një pallati aty pranë, atje ku edhe u dhunua fizikisht nga djali i 42-vjeçares dhe dy shokë të tij.

Gjoklaj, asokohe 21 vjeç u arrestua për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ai njihet po ashtu si përdorues i lëndëve narkotike.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI