Flash

3-vjeçari humb lodrën në tren, angazhohet e gjithë kompania për t’ia gjetur

Lapsi.al 26 November 2023
3-vjeçari humb lodrën në tren, angazhohet e gjithë

Një lodër e një djali 3-vjeçar që humbi në një tren dhe që përshkroi një udhëtim vajtje-ardhje 600 milje, i është kthyer sërish atij. Një histori në dukje banale, por që BBC i ka kushtuar një shkrim të veçantë. Britanikja Kayna Tay dhe djali i saj po ktheheshin në Bristol pasi vizituan familjen në Rutland.

Atyre iu kërkua të lëviznin bagazhet dhe majmuni lodër të cilin djali e kishte që kur kishte lindur, mbeti në tren. Kompania “Network Rail” tha se majmuni u gjet nga stafi në Edinburg dhe 4 kompani të ndryshme u angazhuan në kthimin e lodrës për tek fëmija që e kishte pasur. 43-vjeçarja Tay tha se vetëm kur kishte zbritur në stacion kishte vënë re se lodra mungonte.

Asistentët e shërbimit ndaj klientit Leon Allen dhe Vinny Murphy vendosën të angazhohen dhe të gjurmojnë se ku kishte përfunduar lodra e çmuar për fëmijën, por që trashmë ishte nisur drejt Newcastle. Vetëm kur treni ndaloi në Edinburg të Skocisë, 384 milje larg nga shtëpia e tij majmuni u gjet dhe u dërgua tek pronari që e kishte humbur. Kayna Tay thotë se nuk mund të falënderojë mjaftueshëm stafin që solli majmunin në shtëpi.

Asistentët Vinny dhe Leon u angazhuan që lodra të kthehej nga Skocia në Birmingham. Tay ishte e kënaqur që të nesërmen mori pelushin. Kompania Network Rail tha se majmuni kishte bërë 619 milje duke shtuar me shaka se “ishte një udhëtim që Paddington do të ishte krenar”. ©LAPSI.al

Kayna Tay with Monkey the cuddly teddy

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI