Flash

TCH: Shtohen rojet për gjyqtaren që dha masën ndaj Berishës

Lapsi.al 23 November 2023
TCH: Shtohen rojet për gjyqtaren që dha masën ndaj Berishës

Një kërkesë e SPAK për të larguar nga gjykimi i pasurive të Jamarbër Malltezit gjyqtaren e apelit Iliriana Olldashi u bë shkak që kjo seancë të shtyhet për të premten në orën 12.

SPAK konsideron se Olldashi ka konflikt interesi sepse ka blerë një apartament pranë Home Plan, shoqëri që i ka aksionet të bllokuara.

Kërkesa e SPAK po shqyrtohet nga një gjyqtare tjetër. Ndërkohë që Olldashi ka caktuar një axhendë po të premten mbi ankimimet e Berishës dhe Malltezit që kërkojnë shuarje të masave. Njëra seancë është në orën nëntë dhe tjetra në dhjetë.

Edhe në këto procese SPAK vlerëson se do kërkojë dorëheqjen nga gjykimi të Olldashit. Por ndërkohë SPAK nuk ka vendosur ende ndaj Berishës , i cili nuk u paraqit para oficeres për dy të hënat që e urdhëroi Irena Gjoka.

Pavarësisht se deklaroi vendosmëri për rekursin në të cilin kërkon kthim në burg të Jamabër Malltezit, SPAK nuk e ka dorëzuar ende çështjen në Gjykatën e Apelit.

Prokurorët e dosjes Partizani i thanë TCH se veprat penale për të cilat dyshohet Malltezi kanë marzh të lartë dënimi dhe rreziku dhe ndaj kërkohet që ai të kthehet në paraburgim.

Ndërkohë, Garda e Republikës ka shtuar masat e sigurisë fizike për gjyqtaren antikorrupsion, zonjën Irena Gjoka, të cilës nga katër truproja i janë vendosur 6 edhe në banesë.

Lajmi konfirmohet për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, nga Garda, që shtoi se shtimi i sigurisë ndodhi mbas sulmeve verbal ndaj gjyqtares, pas vendimit të datës 20 tetor, ku vendosi detyrim paraqitje për ish kryeministrin Sali Berisha dhe arrest me burg për Jamarbër Malltezin.

Garda i tha Top Channel se katër nga truprojat i ishin vendosur gjyqtares Gjoka për shkak të detyrës, që ajo mban si drejtuese e Gjykatës së Posaçme, ndërkohë që të tjerët është vlerësuar të shtohen pasi sulmeve të fundit ndaj saj./TCH

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, plagoset shoferi

Ka qenë me fat një drejtues mjeti i cili mbrëmjen e sotme ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nën kalimit në fshatin Dushk në Lushnjë. Mjeti tip ...

20:27

Aksidentohet autobusi, 12 nxënës të plagosur

Një aksident është shënuar në rrugën Pejë-Mitrovicë, pranë fshatit Gurracok. Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një autobus, bëhet me dije se 12 nxënë...

17:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI