Flash

Ku është Ilir Meta? Berisha: Ka zhvilluar disa kontrolle mjekësore

Lapsi.al 23 November 2023
Ku është Ilir Meta? Berisha: Ka zhvilluar disa kontrolle

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se grupimi opozitar që ai drejton është i gatshëm që të bashkëpunojë me çdo parti opozitare, përveç PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, të cilin ai nuk e quajti “parti”, por “fraksion”.

Komentet Berisha i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar disa kontrolle mjekësore dhe për këtë arsye nuk ka qenë shumë prezent në publik. Ai shtoi se kontrollet për Metën dolën mirë dhe se tani ai është në mbështetje të plotë të linjës opozitare.

“Tre aleatët tanë kanë shpallur se nesër do të dalin në konferencë shtypi. Është normale. Janë parti të pavarura dhe synojnë një bashkim të së djathtës dhe ne do ta shqyrtojmë propozimin e tyre. Ne jemi të hapur, përveç partisë “Brava –Balla” jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me LSI-në, po e po, dhe me çdo forcë tjetër.

Unë jam optimist sepse është një kohë kur në situatën e krijuar në të gjitha aspektet, partitë kanë rolin e tyre, por shoqëria është përcaktuese dhe do të bëjmë gjithçka për motivimin e saj. Ilir Meta ka qenë edhe me disa kontrolle mjekësore nga të cilat ka dalë mirë, është kthyer, është aktiv në media dhe mbështet plotësisht qëndrimin e opozitës”, - është shprehur Berisha.

Ai tha se sulmet politike ndaj familjes së tij janë motivim për të dhe ‘ushqim’ për betejë. 

"Jo ata janë njerëz që kanë jetuar me politikën. Malltezi është dhëndri im, por ju e dini se vetëm për djegësat ai ka të publikuar 293 statuse. Ka shumë statuse për pallatin e Linda Ramës, për sarajet e Surrelit. E kanë me mua s’ka diskutim, por kjo është zgjedhja jonë, i jemi përkushtuar një linje politike të caktuar. Kjo më motivon edhe më shumë mua, është ushqim për betejë" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, plagoset shoferi

Ka qenë me fat një drejtues mjeti i cili mbrëmjen e sotme ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nën kalimit në fshatin Dushk në Lushnjë. Mjeti tip ...

20:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI