Flash

Scholz: Po e shohim me interes marrëveshjen Itali - Shqipëri për emigrantët

Lapsi.al 22 November 2023
Scholz: Po e shohim me interes marrëveshjen Itali - Shqipëri për

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrëveshja Meloni - Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër të Shqipërisë. Scholz tha gjatë një konference me kryeministren italiane Giorgia Meloni, të mërkurën në mbrëmje, në Berlin, se marrëveshja është hetuar nga Komisioni i BE-së, dhe se është në përputhje me të drejtën evropiane.

"Është interesante për ne ta shikojmë se si do të zhvillohet". Pyetjes nëse marrëveshja mund të shërbejë si shembull për Gjermaninë, Scholz iu përgjigj me rezervë duke vënë në dukje lidhjen fqinjësore mes Shqipërisë dhe Italisë: "Këtu ka një specifikë që ka të bëjë me fqinjësinë territoriale mes dy vendeve: Ata i ndan vetëm një det". Sa për Gjermaninë, Scholz tha se po përpiqet të krijojë aleanca në nivel të barabartë me vendet e prejardhjes, sidomos ato afrikane.

Meloni tha se marrëveshja me Shqipërinë është një "marrëveshje kornizë që duhet të plotësohet me detajet dhe normat e duhura". Ajo tha se edhe Shqipëria do të bëjë "maksimumin për ta kthyer atë një një marrëveshje inovative që mund të shërbente si bazë për të marrëveshje të ngjashme me vende të treta". Se kur do të ndodhë kjo, kjo do të shihet, tha Meloni.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për migrantët, në Romë, më 6 nëntor 2023. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për migrantët, në Romë, më 6 nëntor 2023.

Marrëveshja Meloni-Rama në fillim të nëntorit shkaktoi një debat të gjërë në Gjermani, pasi edhe Gjermania dhe vende të tjera po përpiqen të gjejnë partnerë që pranojnë refugjatë. Scholz kishte qenë në fillim të muajit vetë në disa vende afrikane, si Ghana dhe Nigeria por asnjëra prej tyre nuk ishte treguar e gatshme për të hapur qendra të tila pritjeje.

Konferenca e shtypit mes Giorgia Melonit dhe Olaf Scholz në Berlin u zhvillua pasi dy krerët e shteteve nënshkruan një plan veprimiplan veprimi për thellimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, mbrojtjes së klimës dhe migrimit. Meloni e quajti atë historike. Konsultat e fundit qeveritare mes dy shteteve evropiane ishin zhvilluar para 16 vitesh. /DW

Të këshilluara

Firmos Rama, Ervin Hoxha kreu i ri i IKMT

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailit. Vendimi i shkarkimit ka ardhur pa...

18:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI