Flash

Përgjimet/ Erzen Breçani i kërkoi të birit të hiqte dorë: Shit jashtë, jo këtu!

Lapsi.al 22 November 2023
Përgjimet/ Erzen Breçani i kërkoi të birit të hiqte

Detaje mjaft interesante dalin në dosjen e SPAK të dorëzuar në Gjykatë për grupin e ish-zyrtarit të lartë të policisë së shtetit, Erzen Breçani. Në disa komunikime të bëra në aplikacionin SKY ECC ai flet me të birin për aktivitetet e paligjshme duke kërkuar në shumë raste që të heqë dorë.

“Askush që ka shit shumë si ju, kurrë nuk ka shpëtuar pa humbur pasurinë e familjes dhe familjen e vet”, - i drejtohet Breçani djalit të tij, Eralbit në një nga këto komunikime që duket më shumë edhe si një paralajmërim.

Në dosjen që lapsi.al e ka siguruar të plotë, në një bisedë me Ervin Matën thuhet se Erzen Breçani refuzoi 500 mijë euro, të cilat do t’i jepeshin për t’i investuar tek një hidrocentral që po ndërtonte. Breçani, tashmë i arrestuar ka qenë në dijeni të “biznesit” të të birit, Eralbit, pasi në disa komunikime me të i bën të ketë kujdes.

“A kini noj kg pa muarue… Kemi me pagujt këstin e tubave të turbinave, të dyja shkojnë 300 mijë euro. Ishalla po i bani 300…. O zot nuk ëhstë se më interesojnë aq shumë o bir, po thuaji atij të na e bëjë qet 300 kto dy tre ditë… Baj çka të duesh, por ma mirë është me i ba pa Luanin e Ervinin” – thuhet në komunikime.

Në një moment Erzeni i kujton premtimin që djali i ka bërë dikur, duke i thënë që do e provojë vetëm një vit e pastaj do largohet nga ky “biznes”. Më pas Erzeni i thotë: “Mos u merr më me ta, Shqipërinë mos e flliq, ndryshe me shit jashtë e ndryshe këtu. Ke bë një premtim, një vit do e provosh … u bënë 3 bush”.

Një dosjen prej 104 faqesh personazhet janë përfshirë në trafik droge, pastrim parash, vrasje, por edhe fushatë elektorale. Përveç Breçanit, në këtë rrjet kanë qenë të përfshirë edhe Dedan Gjoni shef i krimeve në komisariatin numër 6 dhe Ervin Mata, personazh i njohur për drejtësinë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Firmos Rama, Ervin Hoxha kreu i ri i IKMT

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailit. Vendimi i shkarkimit ka ardhur pa...

18:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI