Flash

Deputetja britanike godet Perëndimin në "Financial Times": Mjaft mbështetët Vuçiçin

Lapsi.al 22 November 2023
Deputetja britanike godet Perëndimin në "Financial Times":

Perëndimi duhet të heqë sanksionet ndaj Kosovës, por duhet të heqë dorë edhe nga diçka tjetër: "Qasja e qendërzuar ndaj Beogradit”. Kështu i tha deputetja britanike Alicia Kearns, një nga mbështetëset më të zëshme të Kosovës, gazetës prestigjioze “Financial Times” përmes një interviste telefonike.

Kearns përdor tone tejet të ashpra ndaj shteteve të QUINT-it, për të cilët thotë se “po dështojnë të tregojnë se kanë shtyllë kurrizore” në gadishullin ballkanik, “por edhe po dështojnë të marrin mësimet se si ndalohet Rusia”. Ajo thotë se “siç nuk acaroheshin me Rusinë (para shkurtit 2022) në kurriz të vendeve përreth” tani është një gjendje e ngjashme edhe me Serbinë në Ballkan.

“Financial Times” rikujton paralajmërimet e Kearns se po kontrabandoheshin armë përmes autoambulancave në veri të Kosovës dhe po vendoseshin nëpër manastire; paralajmërime këto që rezultuan të jenë të vërteta.

“Kutjojeni atë çfarë kam thënë në qershor”, - i thotë tash Kearns FT-së. “Armë që po vinin përmes autoambulancave nga Serbia në Kosovë, dhe po vendosin nëpër kisha. Dhe, çfarë kemi parë? Armë që qartësisht kanë ardhur nga Serbia...dy nga terroristët që vdiqën atë ditë ishin shoferë ambulance. Dhe, ku u fshehën? Në ambulanca”.

Kearns ka folur edhe për kritikat dhe linçimin e ashpër që i është bërë nga  Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më pas nga qeveria serbe dhe mediat e afërta me ta. Ajo thotë se e ka të qartë që “një president të kërcënojë një deputete, është thjesht pasqyrim i pasigurive të Aleksandar Vuçiq pasi komentet e mia qëlluan tamam”.

"Kur synon që të mashtrosh, kujdes se çfarë rrjete do të thurësh”, - thotë Kearns referuar Vuçiqit. Veç kësaj, ajo shprehet edhe më e vendosur se “nuk ka shenja që grupet e krimit të organizuar që operojnë brenda Kosovës të jenë ndalur”. “Nuk ka shenja as nga pala serbe...që i ka zvogëluar dëshirat e saj në Kosovë” - shton deputetja britanike.

Kearns deklaron se perëndimi duhet të përdorë më shumë nga provat që ka dhe të godasë rrjetet e kontrabandës së armëve. "Komuniteti ndërkombëtar i ka pasur këto prova dhe ka një zgjedhje për të bërë të ditura disa prej tyre. Problemi është qetësimi (marrja me të mirë) i Beogradit” - thotë ajo duke kërkuar më shumë presion për Beogradin.

“Ne nuk mund ta pranojmë premisën se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Kosova nuk mund të braktisë aspiratat për integrim të plotë [perëndimor]”, - përfundon Kearns. Edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistës për CNN, 18 këtë ditë pas sulmit terrorist të Banjskës, pati thënë se “(Alicia Kearns) pati të drejtë” dhe se ato informacione “kanë qenë të sakta”. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

Firmos Rama, Ervin Hoxha kreu i ri i IKMT

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailit. Vendimi i shkarkimit ka ardhur pa...

18:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI