Flash

Dalin DETAJE nga marrëveshja mes Hamasit dhe Izraelit

Lapsi.al 21 November 2023
Dalin DETAJE nga marrëveshja mes Hamasit dhe Izraelit

Një marrëveshje për lirimin e pengjeve të marra prej Hamasit në Izrael muajin e kaluar është "më afër se kurrë më parë". Lajmin e dhanë zyrtarë të lartë amerikanë. “Ne kemi shpresë... por ka ende punë për të bërë" - tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. Edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha gjithashtu se besonte se një marrëveshje ishte afër.

Rreth 240 njerëz u rrëmbyen në sulmet e Hamasit të 7 tetorit, gjatë të cilave u vranë 1200 izraelitë. Që atëherë, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka thënë se 13 mijë njerëz në Gaza janë vrarë në fushatën hakmarrëse të Izraelit.

Ndërsa gazeta izraelite “Haaretz” thotë se është rënë dakord që Hamasi të lirojë 50 pengje nga të cilët 30 janë fëmijë, 8 nëna dhe 12 gra të tjera. Kjo është marrëveshja që kryeministri Benjamin Netanyahu i ka paraqitur qeverisë për miratim. Në këmbim Tel Avivi do të lirojë 150 pengje palestinezë dhe do të bëjë një armëpushim 4-ditor.

Lëvizjet për një marrëveshje për lirimin e pengjeve u rritën ndjeshëm ditët e fundit ku u përfshi edhe Katari, i cili ishte i rëndësishëm në sigurimin e lirimit të 4 pengjeve muajin e kaluar. Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ka udhëtuar në Katar ku po kryhen negociatat për pengjet dhe ku qëndron lidershipi politik i Hamasit.

Në një deklaratë, Kryqi i Kuq tha se presidentja e tij, Mirjana Spoljaric kishte udhëtuar atje për të "çuar përpara çështjet humanitare”. Kryqi i Kuq thotë se nuk po merr pjesë në negociatat e drejtpërdrejta që do të çojnë në lirimin e pengjeve, por do të ndihmojë për të lehtësuar lirimin pasi të jetë rënë dakord mes palëve. Deri më tani, kjo organizatë grupi ka lehtësuar lirimin e 4 pengjeve nga Hamasi. Ata ishin një nënë dhe vajza e saj, shtetas amerikanë dhe 2 gra të moshuara izraelite. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Gjadër të Lezhës. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tre automjete, me shoferë E...

15:37

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI