Flash

EMRI/ Atentat me armë ndaj shqiptarit në Itali

Lapsi.al 19 November 2023
EMRI/ Atentat me armë ndaj shqiptarit në Itali

E qëlluan teksa ishte me biçikletë. Shqiptari Ilir Kadiu ka rënë pre e plumbave këtë të diel në Acerra, në një zonë ende të paspecifikuar të saj. Mediat italiane shkruajnë se rindërtimi i ngjarjes është ende në vijim. 40-vjeçari shqiptari mbërriti në mes të natës së kaluar në urgjencën e klinikës Villa dei Fiori, në komunën e provincës veriore të Napolit. Hetimet u janë besuar karabinierëve të stacionit të Acerrës. Sipas të njëjtave burime, i plagosuri ka qenë i arrestuar më parë me akuzën se ishte pjesë e një bande hajdutësh të shtëpive.

40-vjeçari, banues në zonë ka mbërritur në klinikë pak para orës 3 të mëngjesit të së dielës, me plagë me armë zjarri në këmbë. Ai iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme dhe u përjashtuan pasojat e rënda. Plumbat nuk kishin dëmtuar arteriet dhe mjekët përjashtojnë rrezikun për jetën. Pas stabilizimit në Acerra ai u transferua në spitalin Cardarelli në Napoli.

Karabinierët po punojnë për rindërtimin e ngjarjes duke nisur nga vendi i plagosjes. Vetë viktima thotë se nuk ishte në gjendje të tregonte me saktësi vendndodhjen e të shtënave. Ai është shprehur se ishte goditur teksa ishte duke lëvizur me biçikletë pa dhënë informacione të mëtejshme për autorët. Hetimet po vijojnë edhe për jetën private dhe njohjet e tij. Versioni i dhënë nga 40-vjeçari mbetet për momentin në shqyrtim nga hetuesit.

Në gusht të 2018-ës, Kadiu u arrestua pas një ndjekjeje në lagjen Poltu Quadu në Sardenjë. 36-vjeçari i atëhershëm, me një histori të krimeve kundër pronës, marrjes së mallrave të vjedhura, shkeljes së ligjit, rezistencës dhe dhunës ndaj një zyrtari publik, besohej se ishte anëtar i një bande që për 2 vjet, kishte grabitur apartamente dhe vila të shumta në zonën bregdetare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Procedimi i SPAK, dorëhiqet Ilir Beqja

Pas vendimit të SPAK për ti bllokuar pasaportën dhe mbikqyrur lëvizjen, Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategj...

14:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI