Flash

Publikohet strategjia për mbrojtjen sociale 2024-2030, cilat grupe do të përfitojnë mbështetje

Lapsi.al 17 November 2023
Publikohet strategjia për mbrojtjen sociale 2024-2030, cilat grupe do

Një strategji e re mbi mbrojtjen sociale synon të përmirësojë mbështetjen e grupeve vulnerabël të shoqërisë duke garantuar shërbime më të zgjeruara dhe shpërndarje më të drejtë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nxori për konsultim dokumentin që parashikon politikat në harkun kohor 2024-2030 duke u ndalur nga familjet në skemën e ndihmës ekonomike, tek të moshuarit apo fëmijët. Në dokument parashtrohet mënyra sesi ka ndryshuar skema e ndihmës ekonomike sipas pikëzimit dhe hapësirave që ekzistojnë për të përmirësuar vlerësimet përmes mekanizimit të ankimimit si dhe efikasiteti i ndihmës konkrete nga fondet e qeverisjes qendrore kombinuar me njësitë vendore.

Strategjia referon si vizion të saj :Mbrojtje sociale në një mjedis mundësues dhe fuqizues për çdo individ në nevojë, duke garantuar jetesë dinjitoze përgjatë ciklit të jetës”.

Duke e ndarë këtë në politika dokumenti parashikon politikën A : Zbutja e varfërisë për çdo individ në nevojë dhe përmirësimi i jetesës për personat me Aftësi të Kufizuara nëpërmjet skemave financiare të përshtatshme, të përgjegjshme gjinore, transparente për fuqizim dhe integrim, të afta për përballimin e rreziqeve e krizave.

Në këtë politikë përshkruhen të paktën tre objektiva specifikë strategjikë.

Objektivi specifik/strategjik A1: Të përmirësohet performanca, përshtatshmëria dhe përgjigjja ndaj krizave e skemave financiare për individët (burra, gra, djem dhe vajza) në skemën e ndihmës ekonomike.

Objektivi specifik/strategjik A2: Konsolidimi i vlerësimit bio-psikosocial dhe një sistem i qëndrueshëm dhe i mirëshënjestruar për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Objektivi specifik/strategjik A3: Përmirësimi i shënjestrimit të fëmijëve, vajza dhe djem përmes skemave financiare të ndjeshme gjinore dhe një programi mbrojtje sociale me fokus fëmijët.

Për të realizuar këto dokumenti parashikon disa masa ku ndër të tjera përmirësimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe transparenca e saj. Përmirësimi i rintegrimit social dhe ekonomik të atyre që janë pjesë e kësaj skeme si dhe rritja e aftësisë së skemës për tju përgjigjur këtu edhe rasteve emergjente. Në këtë kontekst strategjia sjell në vëmendje emergjenca të tilla si tërmeti i 2019-ës apo pandemia e COVID-19.

Një tjetër politikë e cilësuar si B parashikon : : Zgjerim të shërbimeve sociale të integruara, të aksesueshme e cilësore dhe të përgjegjshme gjinore si dhe avancimi i deinstitucionalizimit, në partneritet me pushtetin vendor dhe aktorët e tjerë.

Objektivi specifik/strategjik B.1: Konsolidimi i procesit të decentralizmit të shërbimeve të kujdesit social për financim të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm gjinor, mbulim gjeografik, aksesueshmëri dhe që i përgjigjen krizave dhe emergjencave.

Objektivi specifik/strategjik B.2: Zbatimi i standardeve dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore të personelit të shërbimeve të kujdesit social për shërbime efektive dhe të përgjegjshme gjinore.

Objektivi specifik/strategjik B.3: Deinstitucionalizmi i shërbimeve të kujdesit rezidencial dhe zhvillimi i shërbimeve në familje, komunitare dhe ditore duke respektuar parimin e të drejtave dhe lentet gjinore.

Këto objektiva parashikojnë masa të tilla si përmirësimi, planifikimi dhe modeli i financimit të përgjegjshëm gjinor të shërbimeve të kujdesit social në nivel vendor si dhe përgjigjja efektive ndaj krizave dhe emergjencave. Po kështu Të përmirësohet mbulimi gjeografik, diversifikimi dhe aksesueshmëria, dixhitalizimi dhe ndjeshmëria gjinore e shërbimeve të kujdesit social. Një tjetër element është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve ekzistuese dhe të reja përmes zbatimit, monitorimit dhe inspektimit të standardeve si dhe të përgjegjshme nga pikëpamja gjinore. Strategjia parashikon avancim të proçesit të deinstitucionalizimit të sistemit rezidencial për fëmijët si dhe zgjerim të rrjetit të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për persona me aftësi të kufizuara që jetojnë në institucione rezidenciale, ose në rrezik institucionalizimi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI