Flash

Më shumë vajza e gra në STEM!

Lapsi.al 17 November 2023
Më shumë vajza e gra në STEM!

Në kuadër të Javës së Sipërmarrjes, organizuar nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit nga datat 13-19 nëntor, Vodafone Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët mblodhën në eventin “Vajzat dhe Gratë në STEM”, një takim frymëzues dhe i ngrohtë, aktorë, partnerë e përfaqësues nga bota e teknologjisë, ku u diskutua për situatën e vajzave e grave në vendin tonë, i cili është orientuar prej vitesh drejt digjitalizimit të çdo fushe të jetës.

Vodafone Albania, si lider në inovacion dhe IoT ka në fokus të gjithë të rinjtë, të cilët po i mbështet me një program strategjik 3-vjeçar që konsiston në trajnime në qindra shkolla 9-vjeçare publike. Në këtë program, Vodafone iu kushton një rëndësi të veçantë vajzave, të cilat po duket shumë të interesuara e të talentuara në këto dy vite të zbatimit të programit STEM.

“Jemi rritur me modelet e burrave në teknologji, si Stiv Xhobs, Bill Gejts, etj., ndërkohë që sot emri më i lakuar në botë në fushën e teknologjisë është një vajzë, e cila për më tepër është edhe shqiptare, Mira Murati. Po në Shqipëri, në ç’pikë jemi? A kemi ekosistemin, kushtet dhe mbështetjen e duhur, që vajzat dhe gratë në STEM të lulëzojnë?”, u shpreh Jonida Lakuriqi, Drejtore e Departamentit Ligjor, Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania, si dhe kryetare e Bordit të Fondacionit Vodafone Albania.

E pranishme në këtë takim, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, foli për vullnetin e Shqipërisë për të përqafuar teknologjinë që në moshë të hershme. “Ne jemi ndër të parët në Evropë e rajon që kemi futur kodimin që në klasë të parë. Dhe në fillim të gjithë ishin skeptikë, por programi po duket se po funksionon shumë mirë dhe qëllimi i tij është të mësojë fëmijët me konceptin e të menduarit dhe perceptimit logjik”, u shpreh Muzhaqi.

Në këtë takim, për të kuptuar se vajzat e gratë jo vetëm ia dalin në STEM, por edhe shkëlqejnë, ishin të ftuara edhe personalitete të fushës, si Rudina Osmanaj, fizikane, kërkuese shkencore në Kromodinamikë Kuantike Rrjetore apo Olta Mino, Menaxhere e Sektorit “Faturimi dhe Angazhimi i Biznesit” në Vodafone Albania. Ndërkohë, gazetarja Mira Kazhani foli për transformimet që ka sjellë në media zhvillimi galopant i teknologjisë vitet e fundit.

Ndërkohë që më shumë vajza dhe gra duhet të përfshihen në STEM në Shqipëri, ato që tashmë janë pjesë e këtij ekosistemi kanë bërë e po bëjnë gjëra fantastike, nga të cilat përfiton e gjithë shoqëria. Dhe Vodafone Albania, si lider në teknologji e inovacion, do të jetë gjithmonë aty për të mbështetur agjendën digjitale të Shqipërisë si edhe talentet në STEM, përfshirë vajzat dhe gratë. (Artikull Promocional)

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI