Flash

Beleri kërkon leje për tu betuar si kryebashkiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë

Lapsi.al 17 November 2023
Beleri kërkon leje për tu betuar si kryebashkiak, zbardhet vendimi i

Gjykata e Lartë ka vendosur se nuk është kompetente gjykata e Durrësit por gjykata antikorrupsion në Tiranë, për shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit për të marrë lejen e posaçme me qëllim betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës më 14 maj.

Në vendimin e gjykatës të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala sqarohet se kompetencën për dhënien e lejes së posaçme e ka prokurori.

Më tej përmendet fakti se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka asnjë kompetencë për të miratuar leje për betimin, ashtu siç Beleri e ka kërkuar në muajin shtator.

Lutja për tu betuar në një fazë të hetimit paraprak të çështjes për të Belerin nën arrest me burg, i takon prokurorit të SPAK si titullar i procedimit penal thekson Gjykata e Lartë sipas të cilës prokurori vlerëson impaktin e dhënies së lejes nëse ndikon apo jo në rezultatin dhe fshehtësinë e hetimit.

Pra kolegji penal citon se, “aksesi i drejtuesit të institucionit të paraburgimit Durrës për të vlerësuar kushtet e aplikimit të kësaj lejeje është pothuajse inegzistent”.

Gjykata shton se përsa kohë çështja gjendet në Gjykatën Antikorrupsion, kërkesa nuk mund të shqyrtohet nga trupë tjetër përtej gjykatës që ka gjykimin në themel. Pasi kolegji penal ka zgjidhur konfliktin se cila gjykatë duhet ta shqyrtojë kërkesën e Belerit për tu betuar, Top Channel u interesua pranë gjykatës së posaçme në Tiranë, nëse kishte caktuar apo jo një datë për ta shqyrtuar kërkesën e kryebashkiakut të votuar të Himarës, i cili prej shtatë muajsh mbahet në qeli nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Kjo gjykatë konfirmoi se nuk është caktuar ende seanca, ndërsa kërkesa e Belerit pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja antikoprrupsion, Fjorela Davidhi. Për Fredi Belerin janë dëgjuar disa dëshmitarë, midis tyre edhe Arsen Rama, i cili ka treguar se si u pagua për të siguruar vota në këmbim të 50 euro secila.

Ndërkohë pas votimeve vendore të 14 majit ku ai u shpall fitues, Beleri kërkon të lërë qelinë dhe të betohet. Kryebashkiaku i votuar i Himarës bazohet në precedentë të mëparshëm, në praktikën e ish deputetit Azgan Haklaj dhe Mark Frrokut, të cilët sipas të paraburgosurit Beleri, morën leje të posaçme për tu betuar.

Të këshilluara

Më shumë vajza e gra në STEM!

Në kuadër të Javës së Sipërmarrjes, organizuar nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit nga datat 13-19 nëntor, Vodafone Albania në bashkë...

16:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI