Flash

Arrestohen 11 persona në Tiranë, policia jep detaje

Lapsi.al 17 November 2023
Arrestohen 11 persona në Tiranë, policia jep detaje

11 persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, ndërsa dy të tjerë po procedohen për vepra të ndryshme penale. Ata akuzohen për dhunë, vjedhje dhe deri te drejtimin i makinës në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit;

– 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj;

– 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Deliu”, është konfliktuar dhe ka goditur me grusht shtetasin 36 vjeç, banues në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 25-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit, 20 vjeç, 20 vjeç, 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit 19 vjeç, 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Gjithashu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– 20 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis;

– 46 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin, 49 vjeç, banues në Krujë, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Stuhia polare po i afrohet Shqipërisë

Kjo e enjte shënon ditën e fundit me mot të mirë dhe me diell. Kjo, pasi e premtja do të sjellë në vendin tonë dimrin e vërtetë, pasi i gjithë territori pritet ...

20:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI