Flash

Një rrugë e dy punë/ Balla shkon për ndeshje në Moldavi, firmos dhe një marrëveshje rrugës

Lapsi.al 16 November 2023
Një rrugë e dy punë/ Balla shkon për ndeshje në

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka nisur një vizitë zyrtare në Moldavi. Me siguri nuk është një përkim rastësor me ndeshjen që luhet nesër me Kombëtaren tonë.

Por do jetë programuar si vizitë enkas në këtë datë për të parë në stadium edhe sfidën Moldavi-Shqipëri. Një rrugë e dy punë domethënë. Po të shkonte privatisht në Moldavi si tifoz natyrisht që kishte shpenzime. Kur ikën për një vizitë zyrtare, pagesat t'i mbulon buxheti i shtetit. Kështu del më i fituar!

Këtë të enjte, Balla zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Moldavisë, Adrian Efros, ku firmosën dhe një marrëveshje për bashkëpunimin policor mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI