Flash

Vlorë, një fshat furnizohet me ujë njëherë në dy ditë

Lapsi.al 15 November 2023
Vlorë, një fshat furnizohet me ujë njëherë në dy

Mbi 200 familje në fshatin Babicë të Vlorës prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Vetëm 13 km larg qytetit bregdetar, në brendësi të fshatit përballësh me një sërë problemesh infrastrukturore.

Mungesa e investimeve ndër vite ka bërë që shumica e banorëve të largohet nga fshati duke sjellë edhe shpopullimin e tij. Të gjithë banorët e këtij fshati tregojnë problemet që kanë më ujin e pijshëm prej shumë vitesh. “Një orë në 48 orë vjen uji, një ditë po një ditë jo, nga një orë. Kështu kemi qenë ne gjithmonë. Nuk kemi pasur zgjidhje”, thotë një banor.

“Nuk ka ujë Babica, është problem, probleme me banjat dhe me ujin. Kur të kaloni atje të veni të shikoni se kanali nuk ka pikë ujë dhe po kërkojnë për të shpuar. Këtu tallen me neve, tallen. Ne ikim tani, kemi kohën e ullirit, nuk dimë ku të vijmë të shpëlahemi. Është shumë problem I madh, është shumë e vështirë. Çfarë kanë bërë? Nuk ka pasur 30 vjet një tender kjo Babica?” thotë një tjetër për euronews.

Banorët gjithashtu të irrituar shprehen se kanë drejtuar gjithmonë kërkesa ndaj bashkisë, por asnjëherë nuk kanë marrë zgjidhje, sepse fshati nuk furnizohet me ujë në mënyrë konstante. Rrjeti hidrik është ndërtuar në vitet 90’ dhe nuk shpërndan ujin në banesat e zonës, ndërsa ndër vite ai është amortizuar.

“Tubat janë të kalbur, pjesa më e madhe e ujit ikën dëm. Sot kishim ditën e ujit ne, as sot s’erdhi. Domethënë, këtë muaj ne kemi marrë një ditë ujë të turbullt. Nga data 1 nëntor sot është data 14 nëntor pa ujë”, thotë një banor. Banorët tregojnë se e paguajnë ujin, por nuk e kanë këtë shërbim prej vitesh. Mesa duket fshati Babicë vuan ende nevojat për kushtet elementare të jetesës./Euronews

Të këshilluara

BIRN: Abuzimet me fondet e Universiteteve

Sipas një raporti monitorimi të Qëndresa Qytetare, universitetet publike i shpenzojnë fondet e tyre për sigurinë fizike të godinave, rikonstruksione dhe mobilje...

17:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI