Flash

Tërhoqën pa leje një veliere të sekuestruar nga policia, 5 të arrestuar në Sarandë

Lapsi.al 15 November 2023
Tërhoqën pa leje një veliere të sekuestruar nga policia, 5

Njoftimi i Policisë:

Tërhoqën pa leje një mjet lundrues tip veliere, të sekuestruar nga Policia, që ishte ankoruar në port, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas. 4 shtetasit e arrestuar, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit që tërhoqi mjetin lundrues veliere nga vendi ku ishte lënë në ruajtje nga Policia Kufitare. Procedohet penalisht punonjësi i Policisë Kufitare Sarandë, që kishte për detyrë ruajtjen e mjetit lundrues veliere. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në portin e Limionit, Sarandë, ishte marrë duke u tërhequr nga një anije peshkimi, një mjet lundrues tip veliere që ishte vendosur në sekuestro në muajin qeshor të këtij viti, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë/Gjirokastër).

Si rezultat i angazhimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Vlorë, të Delta Force dhe të Guardia di Finanza-s, u bë i mundur gjetja dhe bllokimi i mjetit lundrues tip veliere, i cili po tërhiqej nga një anije peshkimi në bordin e së cilës ndodhej ekuipazhi i përbërë nga 5 shtetas. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: – A. N., 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit; – A. E., 55 vjeç, S. G., 40 vjeç, M. E., 43 vjeç dhe I. A., 34 vjeç, të katërt shtetas egjiptianë, punëtorë peshkimi. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip veliere të sekuestruar nga Policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit, me pretendimin se kjo veliere ishte pronë e tyre. Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë/Gjirokastër) u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e policisë inspektor A. M., me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, pas nuk ka marrë masa për ruajtjen e mjetit veliere të sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues, pas lënies së shërbimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

BIRN: Abuzimet me fondet e Universiteteve

Sipas një raporti monitorimi të Qëndresa Qytetare, universitetet publike i shpenzojnë fondet e tyre për sigurinë fizike të godinave, rikonstruksione dhe mobilje...

17:34

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI