Flash

Dhjetëra organizata i kërkojnë Qeverisë shqiptare të tërhiqet nga marrëveshja me Italinë

Lapsi.al 15 November 2023
Dhjetëra organizata i kërkojnë Qeverisë shqiptare të

Shoqëria civile në Shqipëri i është drejtuar me një letër të hapur Qeverisë, duke i kërkuar që të tërhiqet nga marrëveshja për emigrantët, që është nënshkruar më 6 nëntor.

Mungesa e transparencës nga ana e ekzekutivit shqiptar dhe rreziku për shkeljen e të drejtave të njeriut të emigrantëve renditen si arsye kryesore në letrën që 29 organizatat e shoqërisë civile i drejtuan Qeverisë.

Letra e hapur u publikua në ditën kur Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni. Marrëveshja parasheh që emigrantët që shpëtohen në Detin Mesdhe të dërgohen në portin e Shëngjinit në Shqipëri, ku do të ngrihet qendra e pritjes. Emigrantët do të strehohen aty dhe në një qendër tjetër në Gjadër, në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil.

Në letrën drejtuar Qeverisë së Shqipërisë, organizatat shprehën shqetësimin për rrezikun e heqjes së padrejtë të lirisë për emigrantët.

“Duke pasur në konsideratë të dhënat se Italia shqyrton kërkesat për azil në afate shumë të gjata [gjashtë muaj deri në një vit], kjo mund të rezultojë në heqje të padrejtë të lirisë së lëvizjes për azilkërkuesit, duke cenuar parimin ndërkombëtar të ‘moskthimit të azilkërkuesit’ me pasoja potencialisht ligjore për shtetin shqiptar”, thuhet në letrën e organizatave për të drejtat e njeriut.

Gjithashtu ngrihet shqetësimi për mungesë të transparencës pasi nuk ka pasur konsultim publik dhe as informim të institucioneve më të larta të vendit si presidenti dhe Kuvendi i Shqipërisë.

“Mungesa e transparencës përbën një zhvillim shqetësues dhe devijim negativ nga praktika dhe standardet e vendeve demokratike, të cilat janë të detyrueshme për një vend si Shqipëria”, thuhet në letrën e hapur.

Marrëveshja është kritikuar edhe nga opozita në Shqipëri, që ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, si dhe ka paralajmëruar që ta dërgojë këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk ka asnjë përfitim nga kjo marrëveshje, por e ka pranuar atë në shenjë mirënjohje ndaj Italisë, që prej viteve ‘90 ka pritur mijëra emigrantë shqiptarë.

Sipas marrëveshjes të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e deri në 3.000 emigrantëve./REL

Të këshilluara

BIRN: Abuzimet me fondet e Universiteteve

Sipas një raporti monitorimi të Qëndresa Qytetare, universitetet publike i shpenzojnë fondet e tyre për sigurinë fizike të godinave, rikonstruksione dhe mobilje...

17:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI