Flash

BIRN: Abuzimet me fondet e Universiteteve

Lapsi.al 15 November 2023
BIRN: Abuzimet me fondet e Universiteteve

Sipas një raporti monitorimi të Qëndresa Qytetare, universitetet publike i shpenzojnë fondet e tyre për sigurinë fizike të godinave, rikonstruksione dhe mobilje, duke lënë jashtë vëmendjes kërkimin shkencor- ndërsa ofrojnë pak transparencë.

Universitetet publike i kanë shpenzuar fondet publike kryesisht për siguri fizike të godinave, rikonstruksione, mobilje ose shpenzime të tjera për personelin, shpeshherë të pajustifikuara, duke lënë jashtë vëmendjes kërkimin shkencor dhe librat, thotë organizata “Qendresa Qytetare” Gjetjet e një monitorimi të kryer për periudhën shtator 2022- gusht 2023, nga kjo organizatë në 7 universitete publike në vend u prezantua të mërkurën për publikun. Monitorimi i shpenzimit të fondeve publike u fokusua tek Universiteti i Tiranës, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, “Fan Noli”në Korçë, Universiteti i Mjekësisë, “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. “Në total universitetet kanë shpenzuar rreth 2.4 milionë euro, nga të cilat vetëm 79 mijë euro janë dedikuar për studime dhe kërkime shkencore, që duhej të ishte thelbi i punës së universiteteve,” tha drejtori ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, Rigels Xhemollari. Organizata ngriti shqetësimin e mungesës së transparencës nga ana e drejtuesve të universiteteve dhe refuzimin e tyre për të vënë në dispozicion dokumente. “Mungesa e transparencës është rreziku më i madh i universiteteve publike,” apeloi Xhemollari, duke veçuar Universitetin e Tiranës si një “bunker” në këtë drejtim . Gjatë prezantimit të raportit të monitorimit për universitetet publike. Foto: Blerina Gjoka. Sipas Xhemollarit, studentët duhet të jenë më aktivë dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe të kërkojnë llogari periodike nga bordet e e administrimit. “Janë para të kuotave të studentëve, para të taksapaguesve shqiptarë që nuk shkojnë tek studentët, nuk shkojnë te pedagogët e tyre,” theksoi ai. Shpenzime të kontestueshme, sipas Qëndresës Qytetare, duken ato për ceremoni të përvjetorëve të universiteteve, shpenzimet për rikonstruksione godinash, apo për ruajtjen fizike të tyre. “Pavarësisht se në vitin 2019 u shpenzuan 170 mijë euro për rikualifikimin e oborrit të fakultetit të Histori- Filologjisë, UT ka shpenzuar edhe 283 mijë euro të tjera për mirëmbajtje ndërtese dhe ambjenti rrethues, kur vetëm godinat e dy fakultete rezultojnë të kenë mure rrethues,” thuhet në raportin e monitorimit. Raporti sjell po ashtu rastin e Universitetit të Mjekësisë që ka shpenzuar 94 mijë euro për ceremoninë e përvjetorit të krijimit të tij, në një kohë që ky universitet ka zero lekë për kërkim shkencor. Po ashtu, UT ka shpenzuar 45 mijë euro për ar dhe argjend, por nuk ka vënë në dispozicion kontratat e këtyre blerjeve me arsyetimin se përbënin sekret tregtar. Sipas gjetjeve, ky universitet, më i madhi në vend, vijon të shpenzojë për mirëmbajtje ndërtesash dhe pse investime të ngjashme për të njëjtat zëra janë bërë në vitet e mëparshme. Ndërkohë Universiteti i Elbasanit mban rekord në shpenzimet për sigurinë e një godine me 562 mijë euro në vit, përkatësisht 19 roje në dispozicion. Sipas raportit të Qëndresës Qytetare, “universitetet publike duhet të alokojnë më shumë para për zërat e kërkimit shkencor dhe pasurimit të bibliotekave të tyre me librat që përmban kurrikula mësimore dhe të hedhin më pak para për siguri, rrethim godinash apo mirëmbajtje muresh rrethuese”. /BIRN 

Të këshilluara

Video/ Ç'lojë po luajnë Rama-Mitsotakis?

Çështja e burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri është shndërruar, nga një problem personal mes Ramës dhe homologut të tij Mitsotakis n...

12:07

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI