Flash

Rrëfimi i mbesës për vetëvarjen e shqiptarit në Angli: E arrestuan se gjeti një iPhone 15

Lapsi.al 14 November 2023
Rrëfimi i mbesës për vetëvarjen e shqiptarit në Angli:

Alfred Dosku është 38-vjeçari shqiptar që ka tentuar vetëvrasjen në qendrën e mbajtjes të emigrantëve në Brook House, Angli.

38-vjeçari me origjinë nga Librazhdi ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi u gjet i varur me çarçafë në dhomën e tij.

Edhe pse mediat britanike vazhdojnë ta mbajnë të fshehur këtë ngjarje, shqiptarët dhe të afërmit e 38-vjeçarit kanë treguar si ka ndodhur ngjarja.

Mbesa e Doskut në një prononcim për JOQ ka treguar se shkak për arrestimin e 38-vjeçarit është bërë një iPhone 15. Ajo thotë se Alfred Dosku kishte gjetur këtë celular, por policia nëpërmjet Google Maps ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij dhe ta arrestojë, pasi ai nuk ka treguar se ka gjetur këtë iPhone.

Më tej ajo thotë se 38-vjeçari ishte i sëmurë me kërthizën dhe nga dhimbjet ka dashur të bëjë vetëvrasje. Ka qenë shoku i dhomës së tij ai që ka gjetur 38-vjeçarin e varur me çarçafë dhe ka njoftuar autoritetet më pas.

“Kishte gjetur nje iphone 15 edhe e ka gjetur policie me google maps ekan arrestuar sepse nuk ka treguar. Aii kishte qen semure me kerthizenn edhe nga dhimbjet ka dashur tbej vetvrasje. Vetem kur e ka gjetur shoku dhomes. Ne moment te fundit”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI