Flash

Rama: Opozitës nuk i takojnë komisionet hetimore

Lapsi.al 14 November 2023
Rama: Opozitës nuk i takojnë komisionet hetimore

Kryeministri Edi Rama e thotë prerë se mazhoranca nuk do të pranojë kërkesat e opozitës për komisionet hetimore. Sipas tij ato bien ndesh me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka vënë kornizat brenda të cilave mund të kërkosh një komision hetimor. Nuk mund të kërkohen komisionet hetimore për t'u përdorur për gjobëvënie. Prej shumë kohësh kemi thënë hajde ngremë një komision. Janë 7 vendime të Gjykatës Kushtetuese që duhen adresuar.

Hajdeni bashkarisht të bëjmë adresimin e këtyre vendimeve. Po të doni hajde marrim një asistencë nga BE. Në Europë ngrihen komisionet hetimore një herë në 5 vjet. Këta e kanë bërë. Pse kjo është detyra e opozitës duke abuzuar me një të drejtë që ta jep Kushtetuta, por e ke këtu këtu e jo për të marrë nëpër gojë gjithë Shqipërinë. Kemi dashur ta bëjmë me një komision të posaçëm të përbashkët për të bërë një integrim të të gjithë problematikës bashkarisht. Tani do e bëjmë vetë” – tha Rama në Report Tv.

Përsa i takon aksionit të dhunshëm të opozitës dhe kaosit të shkaktuar në seancat e Kuvendit dhe Komisioneve parlamentare, kryeministri Edi Rama tha se nëse do të ishte këshilltar i tyre, do t’u jepte këshilla totalisht të ndryshme. Ai shtoi se me këtë sjellje, opozita po kryen aksion vetëvrasje.

“Nëse do isha këshilltari i tyre do u jepja këshilla të tjera dhe kurrë këto që bëjnë. Këto janë aksione vetëvrasjeje. Është i gjithi një aksion vetëvrasës dhe dihet pse ky aksion ka arritur në fund. Sikur të shkojmë të kapim një peshk për këtë radikalizimin e orëve të fundit, peshku do qeshë e do thotë “pse nuk e di ti””- u shpreh Rama.

I pyetur nëse opozita do të hynte në grevë urie, Rama tha se është vendim sovran i dikujt dhe se nuk mund të bëjë asgjë për ta ndaluar.

“Greva e urisë është një vendim sovran i dikujt që do të bëjë grevë urie. Ne nuk e ndalojmë dot. Përse të negociojmë? Për bukë apo për ujë? Për çfarë kemi qenë ne në grevë urie? Për diçka që sot as nuk diskutohet, që ne ia kemi dhënë opozitës. Kur ishim ne në opozitë, lideri i grupit merrte fjalën njësoj si gjithë të tjerët dhe nuk kishte mundësi të fliste asnjë minutë më shumë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI