Flash

FOTO/ Detaje të reja si shqiptarja humbi jetën në fabrikën italiane

Lapsi.al 14 November 2023
FOTO/ Detaje të reja si shqiptarja humbi jetën në fabrikën

Një punëtore shqiptar, 26-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e sotme në një kompani të prodhimit dhe marketingut të ushqimeve të ngrira në zonën e Trevisos. Një makinë ambalazhimi e blerë së fundmi, ku operonte Anila Grishaj, nëndrejtoreshë e kompanisë, e ka goditur atë duke i shtypur rruazat e qafës. Si shkak i dëmtimeve të rënda, e reja ka humbur jetën menjëherë. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes janë ende nën hetim.

Karabinierët, personeli i Shërbimit për parandalimin dhe sigurinë në vendin e punës dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje. Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike. Anila jetonte në Treviso me familjen e saj. Ajo përshkruhej nga kolegët e saj si një vajzë e qeshur dhe shumë punëtore. Mediat italiane ngrenë zërin në lidhje me aksidentet në punë, pasi ky rast është i disati në një kohë të shkurtër me pasoja të rënda. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI