Flash

Liberalizimi i vizave, dyfishohet numri i serbëve në veri që aplikojnë për pasaportën e Kosovës

Lapsi.al 13 November 2023
Liberalizimi i vizave, dyfishohet numri i serbëve në veri që

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe të Zveçanit kanë mirëpritur liberalizimin e vizave nga 1 janari. Ata të hënën janë njoftuar me procedurat që duhet ndjekur gjatë udhëtimeve në zonën Schengen. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se është dyfishuar numri i aplikimeve për pasaportë të Kosovës në katër komunat veriore

Broshurat për t’u njoftuar me procedurat se si duhet të shfrytëzohet liberalizimi i vizave për udhëtim në vendet e zonës Schengen po i marrin edhe qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut. Banorë të kësaj komune kanë mirëpritur vendimin për lëvizje të lirë nga 1 janari. Shumë prej tyre thanë se tashmë posedojnë pasaportën e Kosovës.

“Është lehtësuar, tash do të udhëtoj më lehtë. Nuk kemi nevojë të presim për viza. Presim të shijojmë eksperienca të ndryshme në jetë. Jam pajisur me pasaportë të Kosovës qysh kur isha 18-vjeçare” , tha Ema Laskoviq, qytetare.

Një qytetarë tjerët ka thënë se ka letërnjoftimin e Kosovës prej që ekziton dhe se do ta marrë edhe pasaportën nëse ka nevojë.

“Vendimi është i mirë, populli duhet të udhëtojë lirshëm, nuk duhet të bazohemi në probleme politike. Është e rëndësishme të udhëtojnë njerëzit lirshëm pavarësisht a bëhet fjalë për Kosovën, Serbinë apo Malin e Zi”, ka theksuar një tjetër qytetar.

Gazmend Dushi, zyrtar për komunikim me publikun në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, u shpreh se interesimi i qytetarëve serbë për të marrë informacion rreth liberalizimit të vizave është i madh.

“Siç po shihet ka interesim të qytetarëve me marrë informacion rreth liberalizimit të vizave dhe asaj çfarë do të ndodhë pas datës 1 janar 2024. Kryesisht po shpërndajmë broshura në gjuhët serbe dhe angleze”, ka theksuar Dushi.

Furgoni për informimin e qytetarëve rreth lëvizjes pa viza të hënën vazhdoi edhe në Komunën e Zveçanit. Edhe aty qytetarët e mirëpritën vendimin.

Fushata informuese në komunat veriore do të vazhdojë të martën, ku furgoni do të ndalet në Zubin-Potok dhe Leposaviq.

Nora Fetoshi, zyrtare për komunikim me publikun në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i ka thënë KOHËS se është dyfishuar numri i qytetarëve në katër komunat veriore për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës pas vendimit për liberalizimin e vizave.

Të dhënat e siguruara nga KOHA thonë se nga 1 janari 2023 deri më tash, në Komunën e Leposaviqit kanë aplikuar 557 qytetarë për pasaportë, në Zubin-Potok 779, në Zveçan 586 dhe në Mitrovicë të Veriut 3.879./KOHA

Të këshilluara

Rama: 400 mijë lekë rrogë nuk janë pak

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Pogradeci për politikën e re të pagave të qeverisë. “Të marrësh sot 400 mijë lekë pagë minimale, janë 400 euro nuk janë pa...

17:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI