Flash

Forcat izraelite marrin parlamentin e Gazës

Lapsi.al 13 November 2023
Forcat izraelite marrin parlamentin e Gazës

Lufta vazhdon në Lindjen e Mesme. Sipas Izraelit, Hamasi "ka humbur kontrollin e Gazës dhe nuk ka më fuqi të ndalojë ushtrinë e tij". Madje ushtarët izraelitë hynë në Parlamentin e qytetit të Gazës dhe morën kontrollin e tij. Fotoja e trupave që shfaqin flamuj izraelitë pas tryezës presidenciale u bë virale në mediat sociale. Ata përdorën një rrugë nga ana e lartësive Golan.

Reagimi i Hamasit ishte i menjëhershëm dhe, përmes zëdhënësit të tij, Ahmed Abdul Hadi, njoftoi se "Hezbollahu do të hyjë plotësisht në luftë me Izraelin nëse Hamasi shkatërrohet plotësisht në Gaza. Vija e kuqe për Hezbollahun është shkatërrimi total i rezistencës në Gaza". Ndërkohë, të gjithë spitalet në veri të Rripit janë jashtë shërbimit. Lidhur me negociatat për lirimin e pengjeve, lëvizja islamike nënvizon: “Negociatat e mundshme do të zhvillojnë vetëm për një shkëmbim të plotë të të burgosurve, jo të pjesshëm”. Mes pengjeve është edhe një djalë 3-vjeçar amerikan.

“Hamasi mbante pengje izraelite në Spitalin e Fëmijëve Rantisi në qytetin e Gazës” - tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari. Ai tha se në një tunel u gjetën armë, eksplozivë dhe një zonë që ndoshta synohej të përdorej për të fshehur pengjet. Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Izraelit “veprime sa më pak pushtuese” kundër spitalit Al-Shifa në Gaza.

Numri i personave që kanë vdekur në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 11 360, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit. Mes të vdekurve deri më tani janë 4 609 të mitur, 3 100 gra dhe 678 të moshuar. Numri i të plagosurve ka shkuar në 28 mijë. Në Bregun Perëndimor, numri i palestinezëve të vrarë shkoi në 180 dhe numri i të plagosurve në 2700.

Zyrtarët e Hamasit thanë se është e vështirë të mblidhet informacion për shkak të mungesës së komunikimit dhe sulmeve ndaj spitaleve, por saktëson se 3250 qytetarë, mes tyre 1700 të mitur janë ende të zhdukur. 10 autobusë me 564 shtetas të huaj u larguan sot nga Rripi i Gazës përmes vendkalimit Rafah në kufirin me Egjipti. Ishte një zyrtar egjiptian që ia tha CNN. I njëjti burim raportoi se rreth 97 kamionë të ngarkuar me ndihma humanitare hynë në enklavën palestineze. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI