Flash

Berisha nis turin e takimeve nëpër Shqipëri: Të ngrihemi sot, siç u ngritën qytetarët kundër diktaturës

Lapsi.al 13 November 2023
Berisha nis turin e takimeve nëpër Shqipëri: Të ngrihemi

Sali Berisha gjate turit 'Opozita ne Aksion' zhvilloi një takim me anëtarët dhe simpatizantë në Kavajë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri thirrje që qytetarët të ngrihen sot kundër qeverisë Rama, njësoj siç u ngritën në Kavajë në vitin 1990, kundër diktaturës më të egër në Europë.

‘Do ta nis këtë fjalë me një thirrje zemre për çdo qytetar të Kavajës, për çdo qytetar shqiptar, të bëhemi kavajas të vitit 1990. Të ngrihemi sot siç u ngritën atë vit, djemtë, burrat, por e vërteta edhe nënat, vajzat, motrat e Kavajës, kundër më të egrës diktaturë që kishte njohur Europa.

Ata kishin përballë një parti përbindëshe, por ata kishin idealet e ytyre, kishin traditat e shkëlqyera familjare, kishin fisnikërinë e njeriut që nuk shet vlerat e tij.

E vërteta është se grupet antikomuniste të Kavajës, e çliruan Kavajën, shumë kohë përpara çdo qyteti të Shqipërisë.

E çliruan Kavajën sepse ata ishin guximtarë, sepse Josif Buda ra për t’u bërë i vdekur dhe skuqi rrugët e këtij qyteti, sepse e shndërruat stadiumin në një fushë gladiatorësh, në një përballje epike me diktaturën mizore.

Sepse ju kavajasit jo vetëm djemtë dhe burrat, por e vërteta është edhe nënat, motrat dhe vajzat, nuk duruat, nuk pranuat të pajtoheshin më tutje me të keqen.

U ngritët ju, frymëzuat Shqipërinë dhe ndaj ju them sot këtu, me të keqen e madhe që ka pllakosur Shqipërinë pas 30 vitesh, pas një gjeneratë, siç thotë në mënyrë profetike Ronald Regan, që demokracisë vetëm një gjeneratë i duhet për t’u zhdukur, për t’u zëvendësuar me diktaturën. Dhe kjo ka ndodhur në Shqipëri.

Sot përsëri, Kavaja është qyteti i shpresës. Kavaja nuk u mposht në kushtet më të egra në zgjedhjet e fundit, ju i dhatë qytetit dhe vendit Fisnik Qosen, kryetar bashkie.

Por mos harroni këtu, se kujtoj si sot, datën 20 shkurt, kur në Tiranë do bahej beteja e madhe për të përmbysur shtatoren e satanit. Mbi 1500 burra u nisën në këmbë për të ardhur në Tiranë në betejë dhe u bënë pararoja e asaj beteje.

Sot, çdo kavajas, të cilët çliruan Kavajën, ka mision historik të luftojë për çlirimin e Shqipërisë’, tha Sali Berisha në Kavajë.

Të këshilluara

Rama: 400 mijë lekë rrogë nuk janë pak

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Pogradeci për politikën e re të pagave të qeverisë. “Të marrësh sot 400 mijë lekë pagë minimale, janë 400 euro nuk janë pa...

17:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI