Flash

Rrëzohet avioni ushtarak në Mesdhe, humbin jetën 5 amerikanë

Lapsi.al 12 November 2023
Rrëzohet avioni ushtarak në Mesdhe, humbin jetën 5 amerikanë

5 pjesëtarë të shërbimit ushtarak amerikan u vranë pasi avioni i tyre u rrëzua në lindje të Detit Mesdhe gjatë një stërvitjeje. Lajmi u bë i ditur nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni ka vendosur një skuadër sulmuese në një aeroplanmbajtëse në zonën e Mesdheut, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar që lufta mes Izraelit dhe Hamasit të përshkallëzohet në një konflikt rajonal.

Rrëzimi i avionit në Detin Mesdhe thuhet se ndodhi të premten në mbrëmje "gjatë një misioni rutinë si pjesë e trajnimit ushtarak". Këtë e bëri të ditur Komanda Evropiane e SHBA-së në një shënim të publikuar në faqen e saj të internetit. Tashmë kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e rrëzimit, megjithëse komanda në një shënim të mëparshëm përjashtoi që avioni të jetë rrëzuar për shkak të aktiviteteve armiqësore.

“Në respekt për familjet e prekura dhe në përputhje me politikën e Departamentit të Mbrojtjes, identitetet e anëtarëve të ekuipazhit nuk u publikuan deri në 24 orë pas përfundimit të njoftimeve për të afërmit. Një operacion i kërkim-shpëtimit filloi menjëherë nga ushtria amerikane me avionë dhe anije në afërsi të vendit të ngjarjes” - thuhet në faqen e internetit.

Përmes një deklarate Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, shprehu ngushëllimet “për humbjen tragjike të pesë ushtarakëve amerikanë gjatë një aksidenti stërvitor në Detin Mesdhe”. Forcat Ajrore amerikane kanë dërguar skuadrilje shtesë në rajon dhe aeroplanmbajtësja “USS Gerald R. Ford”, e cila ka një sërë avionësh në bord, ka operuar gjithashtu në Mesdheun lindor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI